PD: Përpjekjet e dështuara qeverisëse për të mbuluar të vërtetën

Shqipëria

PD: Përpjekjet e dështuara qeverisëse për të mbuluar të vërtetën

Më: 4 prill 2014 Në ora: 15:07

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, ka hedhur një sërë akuzash ndaj qeverisë “Rama”.

Gjatë daljes së saj në një deklaratë për shtyp, ajo nuk i ka kursyer akuzat për qeverinë, por posaçërisht ndaj kryeministrit.

Deklarata

Mbrëmë, Edi Rama shpalli luftë edhe me statistikat e ministrit Tahiri, në përpjekje për të mbuluar të vërtetën mbi dështimin më të madh në këto 23 vite me rendin dhe sigurinë në vend.

Ja kush është bilanci i javës që po mbyllet, 2 tonë marijuanë me origjinë nga Shqipëria është kapur dje në jug të Italisë. Dy të vrarë mbrëmë në Tapizë, në një atentat mafioz. Gjendet kufomë e një personi të vrarë e të torturuar në lumin e Vjosë. Vritet një biznesmen në Shkodër. Goditet me armë policia në Sarandë. Ka shpërthyer sot me tritol një makinë në Berat, ndërkohë që vijojnë atentatet dhe plagosjet çdo ditë. Kjo është kronika e zezë e ditëve të fundit. Kriminaliteti njeh vetëm rritje, pasiguria për jetën është shtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat