Ashton dhe Fyle falenderojnë ambasadorin Sequi

Shqipëria

Ashton dhe Fyle falenderojnë ambasadorin Sequi

Më: 4 prill 2014 Në ora: 14:51

Zëdhënësja, e shefes për Politikë të Jashmmë dhe Siguri në BE dhe e Komisionerit Stefan Fyle, ka falenderuar ambasadorin Ettore Sequi për kontributin e tij në afrimin e Shqipërisë me BE-në

Maja Kocijançiç tha se përfaqësuesja e Lartë Catherine Ashton dhe Komisioneri Stefan Fyle e falenderojnë ambasadorin Sequi për punën e tij të shkëlqyer dhe i urojnë suksese në detyrën e tij të re.

Ambasadori Ettore Sequi do të largohet së shpejti nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri për të marrë nje pozicion kyç në Ministrinë italiane të Punëve të Jashtme.

Ambasadori Sequi, një diplomat italian që ka shërbyer, ndër të tjera, në Kombet e Bashkuara në Nju Jork dhe si Përfaqësues i Posaçëm i BE-së në Afganistan, ka dhënë një kontribut domethënës në afrimin e Shqipërisë me BE-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat