Ndryshon masa e sigurisë për juristin e Bashkisë së Kamzës

Shqipëria

Ndryshon masa e sigurisë për juristin e Bashkisë së Kamzës

Më: 4 prill 2014 Në ora: 14:14

Gjykata e Tiranës, ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj juristit të Bashkisë së Kamzës nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitjeje”.

Ky vendim është marrë nga gjykatësi Besnik Hoxha në seancën gjyqësore. Gjykatësi vendosi të pranojë provat e Prokurorisë, duke caktuar dhe pyetjen e 6 dëshmitarëve të parë më datë 11 prill në seancën e radhës.

Kryebashkiaku Mziu dhe juristi Atli Hoti, akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “favorizim në tendera” me fondet publike. Kryebashkiaku Mziu i ka konsideruar këto akuza, sajesa me prapavijë politike. Ndërkohë, gjykata pritet të japë vendimin për personat e paditur, të cilët rezultojnë se e kanë konsumuar veprën penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat