Rama: BERZH, raport i shkëlqyer për t’i dhënë fund tranzicionit

Shqipëria

Rama: BERZH, raport i shkëlqyer për t’i dhënë fund tranzicionit

Më: 4 prill 2014 Në ora: 11:33

Publikohet në Tiranë raporti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Shqipërinë. Kryeministri Rama e cilësoi si të shkëlqyer raportin e BERZH-it. Ai tha se, ky raport ka gjetje shumë interesante që mbi të gjitha vlen për marrëdhëniet bilaterale.

“Është një raport i shkëlqyer për të gjithë ata që duan të kuptojnë më shumë trazicionin dhe sfidat e vendeve që kanë kaluar apo kalojnë përmes trazicionit. Ky raport ka gjetje shumë interesante që i vlejnë politik-bërësit, i vlejnë donatorëve, i vlejnë aktorëve të angazhuar në marrëdhëniet birateriale. Këto janë periudha ku gjithë sistemet e vlerave bien kur kulturat ndoshta të mbetura larg në hapësirë zbulohen. Janë periudha të cilat kanë një tendencë për të imituar më tepër se për të vepruar qartë” tha Rama.

Gjithashtu, Rama theksoi se duhet ndërveprim për t`i dhënë fund një trazicioni i cili në Shqipëri vijon të mbetet ende.

“Duhet vetëdije dhe ndërveprim sepse sfidat e trazicionit janë aq të shumëfishta dhe aq të ndërlidhura sa nuk mund të adresohen pa ndërveprim. Dhe këto janë dy fjalë kyçe që sot e gjithë ditën na mendojmë të reflektojmë dhe të flasim qartë për sfidat e trazicionit. Ne jemi të vendosur që ti bëjmë të dyja, të plasim qartë dhe të ndërveprojmë qoftë edhe brenda nesh duke u përpjekur të kurojmë një sëmundje kronike të procesit qeverisës në Shqipëri që është mungesa e plotë e ndërveprimit të brendshëm, qoftë edhe mes nesh dhe organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve tanë politik dhe ekonomik në mënyrë që përmes ndërveprimit t`i japim vetes instrumente realë dhe konkretë shumë herë më efikas për ta ndryshuar realitetin e përditshëm të Shqipërisë dhe për ti dhënë fund një trazicioni që vazhdon në formën e një përpjekje për të integruar Shqipërinë në Bashkimin Evropian duke i dhënë fund një faze të ndërmjetshme mes përkatësisë së një botë që nuk ekziston më dhe të një përpjekje për të hyrë në botë kur ende nuk jemi. Për t`i dhënë fund një trazicioni në kulturën tonë të komunikimit, të vendimmarrjes, të qeverisjes duke folur qartë dhe duke vepruar”, - deklaroi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat