Ndërhyrja në serverin e Administratës, Kushtetuesja pranon kërkesën e PD-së

Shqipëria

Ndërhyrja në serverin e Administratës, Kushtetuesja pranon kërkesën e PD-së

Më: 4 prill 2014 Në ora: 10:48

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e PD-së për ngritjen e një komisioni hetimor për ndërhyrjen në serverin e Tatimeve.

Grupi i PD-së kërkoi ngritjen e një Komisioni hetimor për ndërhyrjet në serverin e tatimeve, kërkesë që u rrëzua nga shumica në Kuvend. Sipas Gjykatës Kushtetuese, vendimi i Kuvendit është në kundërshtim me Kushtetutën.

Përfaqësuesit e opozitës pretendojnë se kërkesa për Komision hetimor u rrëzua pa shkaqe ligjore dhe se argumenti që për këtë çështje po hetonte Prokuroria, nuk qëndron.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit ligjorë të Kuvendit argumentuan se Parlamenti nuk mund të ndërhynte në kompetencën e Prokurorisë, e cila kishte nisur hetimin për këtë çështje.

Serveri i Tatimeve u bllokua pak muaj më parë duke krijuar probleme për të dhënat e bizneseve. Sipas demokratëve kjo situatë krijoi pasiguri të sipërmarrja dhe krijoi hapësira për evazion fiskal. Por, nga ana e saj, Administrata Tatimore ka deklaruar më herët se, serveri i tatimeve është prekur gjatë kohës ku ai administrohej nga ish-qeveria demokrate dhe se aktualisht ai është mjaft i sigurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat