Arrestimi i imamëve, besimtarët: Shteti në luftë me Islamin, mashtrime për të dhunuar institucionet fetare

Shqipëria

Arrestimi i imamëve, besimtarët: Shteti në luftë me Islamin, mashtrime për të dhunuar institucionet fetare

Më: 11 mars 2014 Në ora: 14:28

Besimtarë të xhamisë tek Unaza e Re shprehën të indinjuar në lidhje me operacionin e policisë mëngjesin e sotëm. Ata hedhin poshtë akuzat për rekrutim të besimtarëve myslimanë për të luftuar në Siri dhe deklarojnë se policia dhunoi institucionin e fesë.

”Mua më qëlloi të hap xhaminë dhe pashë që Xhamia ishte mbushur m maska e të armatosur. Hynë në xhami me këpucë e çizme në tapeta ku njerëzit ecin pa këpucë. Kërkonin për armë e tritol. E besoni që mund të ketë?? Besimtarët janë falur në rrugë dhe nuk janë lejuar të falen në xhami, ” thotë besimtari duke shtuar se urdhri për kontrollin i ishte vënë në dispozicion vetëm pasi policia kishte kryer operacionin dhe po largoheshin.

Përfaqësuesi i besimtarëve myslimanë hedh poshtë të gjitha akuzat dhe kërkon lirimin e imamëve por dhe besimtarëve të arrestuar.

“Asnjë besimtar s’ka vepër penale. Njerëz që praktikojnë islamin urdhërojnë të ndahen nga e keqja. Shteti e ka sajuar nëse duan le ta vazhdojnë por kjo është luftë ndaj Islamit. Ata janë edukatorët tanë. Na kanë mësuar ne të sillemi mirë dhe të largohemi nga e keqja.”

Shtatë persona, mes tyre imamët e dy xhamive në periferi të Tiranës janë arrestuar sot pasi dyshohen se janë implikuar në krijimin e celulave të rekrutimit të besimtarëve myslimanë për të luftuar me grupet e opozitës në Siri.Dy prej të arrestuarve janë Genc Balla, imam i xhamisë tek Unaza e Re në Tiranë, Bujar Hysa, imam në xhaminë e Mzezit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat