Fyle provokon Shqipërinë, kërkon futjen në Jugosllavinë e Re nën udhëheqjen e Serbisë!

Shqipëria

Fyle provokon Shqipërinë, kërkon futjen në Jugosllavinë e Re nën udhëheqjen e Serbisë!

Më: 26 shkurt 2014 Në ora: 09:48

Fantazma e ish-Jugosllavisë së Sllobodan Millosheviçit, vijon të serviret në forma dhe trajta të kamufluara si rrugëzgjidhje për bashkëpunimin dhe stabilitetin në rajon. Ende pa u mbyllur plagët e shpërbërjes së Jugosllavisë famëkeqe, disa zyrtarë të Brukselit vijojnë t’i fryjnë rikthimit të Jugosllavisë së re me qendër në Serbi. Pasi humbi luftën me shqiptarët dhe SHBA për Kosovën, Serbia ka hequr dorë nga masakrat dhe genocidet, ndërsa po kërkon forma të tjera diplomatike dhe dhelpërake për të rikthyer perandorinë serbe në Ballkan. Edhe pse Kroacia, Kosova dhe Shqipëria i kanë thënë “jo” krijimit të Jugosllavisë së re me në qendër në Serbi, çuditërisht disa zyrtarë të Brukselit, ndoshta me naivitet, ndoshta me djallëzi, vijojnë t’i bëjnë fresk këtij projekti provokues dhe poshtërues. Bëhet fjalë për Komisionerin për Zgjerim, Stefan Fyle, i cili mbështet idenë e krijimit të Jugosllavisë së re, i cili parashikon që Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bonje Hercegovina dhe Kroacia të jenë satelitë të Serbisë, për të zgjeruar influencën e Rusisë në Ballkan. Pasi Brukseli i refuzoi Shqipërisë statusin për të katërtën herë radhazi, duke shënuar një rast të paprecedentë në historinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian, Fyle ofron si mundësi anëtarësimin në Serbinë e Madhe me në qendër në Beograd. Në vend të aspiratave për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane, Fyle i mëshon idesë së Jugosllavisë së re.

Kështu, Fyle ka shfrytëzuar forumin për Ballkanin Perëndimor të organizuar nga BERZH në Londër, për nismën e re “Ballkani Perëndimor 6″, BP6, pas së cilës fshihet plani i serbëve për të ngjalluar kohën e Millosheviçit. Këtë nismë Fyle e paraqet edhe si një mundësi për rritjen ekonomike të vendeve që do të bëhen pjesë e grupit të ri. “Vendet e Ballkanit Perëndimor janë shumë të integruar ekonomikisht nëpërmjet marrëveshjes së tregtisë së lirë CEFTA. Prandaj duhet që të përgatisin së bashku disa reforma dhe të vlerësojnë zbatimin e tyre. Strategjia Evropa Juglindore e 2020 për Jobs dhe Prosperitet në një Perspektivë Evropiane mund të jetë një pikë kyçe referimi për Komisionin dhe Institucionet Financiare Ndërkombëtare. Unë ju bëj thirrje për të përqafuar dhe mbështetur një qasje të re të qeverisjes ekonomike që kam përshkruar. Ajo do të nxisë klimën e investimeve dhe promovimin e vendeve të punës, rritjen dhe konkurrencën në rajonin tuaj. Unë jam i sigurt se shumë prej investitorëve privatë dhe publikë do të monitorojë nga afër zhvillimet ekonomike në rajon dhe të kërkojnë mundësi të reja për të investuar”, ka deklaruar Fyle.

Qasja e re
Duke iu referuar nismës, Fyle kërkoi mirëkuptim mes liderëve të rajonit. “Në Dokumentin e Strategjisë së Zgjerimit, tetorin e kaluar, njoftuam synimin tonë për të zhvilluar një qasje të re në ekonomitë e rajonit. Sot, unë zyrtarisht nis këtë qasje të re, e cila ka të bëjë me ndërtimin dhe mirëkuptimin e përbashkët në mes të liderëve të këtyre vendeve dhe investitorëve të mundshëm mbi prioritetet për reformat ekonomike”, tha Fyle. Disa ditë më parë, Fyle ishte në Bosnje Hercegovinë, ku nuk ka anashkaluar edhe nismë e propozuar nga ministri i Jashtëm i Malit të Zi, me ndërhyrjen e Serbisë. Adriatik Doçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat