Të hapen dosjet e spiunëve dhe agjentëve që na qeverisin

Shqipëria

Të hapen dosjet e spiunëve dhe agjentëve që na qeverisin

Më: 16 shkurt 2014 Në ora: 10:26

Aleanca KuqeZi prezantoi sot mes qindra mbështetësve dhe në partneritet me lëvizjen e të Drejtave të Mohuara nismën ligjore për Hapjen e Dosjeve të zyrtarëve të Lartë. Intelektualë, artistë, gazetarë, pensionistë dhe ish-të burgosur politik iu bashkuan kësaj nisme.

Gjatë fjalës së tij kreu i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu deklaroi: “Shqipëria është i vetmi vend i Europës Lindore që nuk ka hapur dosjet e sigurimit shtetit dhe agjentëve të shërbimeve të huaja. Populli duhet të njoh se kush e drejton dhe kush janë ministrat dhe deputetët. Vetëm hapja e dosjeve pastron shtetin nga qeverisja e duarve të pista. Ende Shqipëria ka ministra dhe deputet që janë emëruar nga Athina dhe Beogradi. Gjermania në vitin 1992 menjëherë pas bashkimit, një ndër ligjet e para që miratoi ishte hapja e dosjeve. Më pas Gjermania pati legjitimitetin e bashkimit kombëtar por edhe atë të drejtimit të Bashkimit Europian. 23 vite të gjithë dështuan të hapnin dosjet dhe tashmë ka ardhur koha që ne mos jemi kombi më i izoluar dhe në errësirë. Ftojmë deputetët e Kuvendit të firmosin dhe të mbështesin këtë projektligj. Në rast refuzimi do kërkojmë referendum popullor. Mos hapja e dosjeve ka shkatëruar demokracitë e brendshme por edhe mbajnë të tërhequara si peng zhvillimet politike. Liderët politik i përdorin njerzit me dosje për qëllimet e tyre”

Gjatë takimit diskutoi dhe kryetari i Partisë së të drejtave të mohuara z.Fatmir Hoxha mbi rëndësinë e bashkimit dhe grupimit të gjithë faktorve anti-komunist në Shqipëri. z.Hoxha paralajmëroi protesta nëse Kuvendi nuk miraton projektin. Edhe intelektual të tjerë si Armir Shkurti, Artur Roshi, Julian Kola, Lumturi Ratkoseri, Selami Jenisheri etj theksuan se kjo është pengu që mban politikën dhe partite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat