Italianët emigrojnë në Shqipëri

Shqipëria

Italianët emigrojnë në Shqipëri

Më: 5 janar 2014 Në ora: 20:25

Cilët janë italianët që emigrojnë në Shqipëri? Kjo është pyetja që shtrohet në artikullinin e gazetën italiane "La Repubblica", pjesë të cilit po sjellim më poshte.

Në artikullin e "La Republica", evidentohet mosha e italianëve që punojnë në Shqipeti, profesioni, kompanitë italiane, etj. Profili: mashkull, 25-50 vjeç nga Veriu. Shkollimi është i ndryshëm, “Të përjashtuar” nga sistemi i prodhimit, nisen për udhëtim. Nuk është tamam një udhëtim qejfi. Në fillim ishin punëtorë të uritur që punonin edhe me kosto të ulët. Tashmë ata që emigrojnë janë punëtorë, artizanë, elektricistë, hidraulikë, saldatorë, mekanikë, por edhe avokatë, mjekë e arkitektë, madje edhe punëtorë të call center. Një sektor që po zhvillohet gjithnjë e më shumë. Janë të shumta ato kompani që e kanë transferuar “baterinë” e recepsionistëve këtu (Gruppo Abramo, Teleperformance, Infocall, Teletu, Transcom, Grid e Marina Salamon, etj). Inflacioni i telefonistëve lokalë është italian. Mund të ngatërrohen me ata të studentëve tanë.

Për të qëndruar në rreth 50 universitete private shqiptare nuk kundërshtojnë 200-300 euro në muaj. Kaq është paga mesatare. Por, jeta këtu kushton sa një e katërta. “Më mirë pak sesa asgjë”. Kjo është motoja e emigrantëve të rinj. Dy vjet më parë, sot 26 vjeç, Davide Barzani bëri gati valixhet në Brescia dhe u zhvendos në Tiranë ku punon në zanatin e tij, si saldator. Pastaj, duke qenë se gjërat shkuan mirë nisi që të jepte mësim. “Gjashtë nxënës, një tavolinë dhe një saldatriçe”, rrëfen në laboratorin ‘Bota e saldimit’. – Tregu po zgjerohet dhe ka punë. Si erdha këtu? Falë një miku shqiptar”.

Alberto Rossi është konsulent në një klinikë private me kapital italian. “Ka nga ata që vijnë nga dëshpërimi ose për t’i shpëtuar falimentimit, ose sepse ‘nuhasin’ potencialin”.

Burokracia është më e ulët, shkalla e tatimit 10% nga 70% që është në Itali, ka shumë sektorë që krijojnë hapësira sepse niveli i specializimit është ai që është. Ka të ngjarë që tendenca e ‘migracionit të ndërsjellë’ të dyfishohet në dy–tre vitet e fundit”, thotë Rossi.

Sa është numri i italianëve të mbërritur deri tani? Shifrat janë të ndryshme. Nisemi nga ato të sipërmarrjes. Të dhënat e Dhomës së Tregtisë na çojnë në një sondazh të realizuar nga Istat në vitin 2012 që llogarit 1,460 sipërmarrje që kanë të paktën një aksioner italian. Vlerësimi zbret në 600 nëse merren në konsideratë ato që janë operative. Le t’i hedhim një sy popullsisë. Numri i italianëve rezidentë llogaritet në 500, ndërsa janë rreth 1,800 leje qëndrimi në “progres” (ndaj një popullsie prej 2.8 milionë banorësh). Nga ana tjetër nuk duhen harruar edhe ata që studiojnë mjekësi në universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” që është binjakëzuar me “Roma Tor Vergata”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat