Bashkimi Europian refuzon dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë

Shqipëria

Bashkimi Europian refuzon dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë

Më: 17 dhjetor 2013 Në ora: 22:53

Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Hollanda dhe Danimarka bllokuan statusin e Shqiperise ne mbledhjen e Keshillit te ministrave te Bashkimit Europian. Statusi i kandidatit per Shqiperine do te diskutohet serish ne qershor, atehere kur Komisioni Europian do te paraqese nje raport tjeter, ku te jene renditur rezultatet e luftes antikorrupsion. Komisioneri per zgjerimin Stefan Fyle perseriti se statusi eshte ne doren e shqiptareve.
"Shqipëria do të ketë përmirësime deri në qershor 2014. Politika duhet të bashkëpunojë për të ecur përpara. Qeveria shqiptare ka bërë përpjekje për reforma. Statusi eshte ne dorën e Shqipërisë, sigurisht qe duhet te punohet. Shqipëria ka bërë hapa mbreslënëse dhe ne e vlerësojmë konsensusin politik në Shqipëri", u shpreh Fyle.
E megjithate nuk ka kushte shtese per Shqiperine.
“E kam bërë të qartë pozitën se Shqipëria ka ecur përpara, se vendet anëtare duhet të plotësojnë numrin. Janë ato çështje që Linkas përmendi: Nuk ka kushte shtesë dhe kjo është e rëndësishme për gjithë vendet anëtare. Së dyti: ka pasur vlerësim dhe mirënjohje për punën e bërë dhe dallohet në një prej paragrafëve specifikë, për progresin e bërë. Dhe elementi i tretë është parashikueshmëria që është e rëndësishme për pjesën më të madhe të vendeve anëtare, që i referohet takimit të ardhshëm të BE në qershor. Kam qenë në Shqipëri para pak kohësh për të nisur dialogun për prioritet kyçe dhe kam dialog të vazhdueshëm me qeverinë dhe opozitën me luftën kundër korrupsionit dhe krimit dhe jam impresionuar nga plani i autoriteteve dhe bashkëpunimi me opozitën dhe përditësimin e rregullt nga ata dhe besoj fort se këto angazhime do vazhdojnë. Jemi në rrugën e duhur", deklaroi ai.
Shqipëria ka bërë hapa impresiv përpara,- tha Fyle,- i cili vleresoi se parlamenti i ri ka treguar se ka mundësi për të mbajtur një konsensus politik.
Këshilli mirëpret aksionet ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, angazhimin e qeverise se re, pergezon perpjekjet intensive ne keto fusha dhe nxit autoritetet qe te ruajne kete zhvillim. Njëkohësisht, Keshilli do te shqyrtoje mbi bazen e raportit te Komisionit Europian zbatimin e strategjise antikorrupsion dhe réformen në drejtesi, legjislacionin e aprovuar se fundmi dhe vazhimin e rezultateve per hetimet proaktive dhe ne fushen e krimit te organizuar.
Ne baze te raportit te Komisioniit dhe nese Shqiperia te vazhdoje të ketë progres inkurajues, Keshilli i Ministrave të Jashtëm do të marre vendimin për dhenien e statusit kandidat ne qershor 2014.

Fyle paralajmëron vendimin e shteteve anëtare: Statusi në qershor
Statusi i kandidatit per Shqiperine duket se do te merret ne qershor. Komisioneri per zgjerimin Stefan Fyle paralajmeroi vendimin e 28 shteteve antare te Bashkimit Europian ne nje mesazh te tij ne Twitter. Progres i dukshem dhe perpjekje intensive te qeverise se re shkruan Fyle duke vazhduar “perspektive e qarte per statusin ne qershor”. Vendimi eshte paralajmaruar nga qendrimi kunder i disa shteteve si Hollanda apo Danimarka, por kjo eshte deklarata e pare per mosmarrjen e statusit ne dhjetor per Shqiperine nga Stefan Fyle.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat