Berisha zbulon fakte të lidhjeve mes Saimir Tahirit dhe bandës së Emiliano Shullazit

Shqipëria

Berisha zbulon fakte të lidhjeve mes Saimir Tahirit dhe bandës së Emiliano Shullazit

Më: 27 nëntor 2013 Në ora: 16:47

Ish-kryeministri Sali Berisha sapo ka zbuluar fakte dhe prova të lidhjeve të bandës më të rrezikshme në Shqipëri me Ministrin e Brendshëm. Sali Berisha ka faktuar që Saimir Tahiri është shndëruar në zëdhënës i Emiliano Shullazit për të akuzuar bandat rivale. Gjatë seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë ish kreu i PD Sali Berisha dha detaje se si Emiliano Shullazi i cili akuzohet për një seri vrasjesh në Tiranë është strehuar dhe ka lëvizuar me makinën e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri si pjesë e një skenari për të kryer vrasje dhe krime politike në Shqipëri. Pritet që Partia Demokratike të publikoj disa foto të Saimir Tahirit dhe Emiliano Shullazit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat