Vlorë, zbulohen në det predha të Luftës së Dytë Botërore

Shqipëria

Vlorë, zbulohen në det predha të Luftës së Dytë Botërore

Më: 9 nëntor 2013 Në ora: 23:58

Ndonëse Lufta e Dytë Botërore prej vitesh ndodhet larg mëndjes së njerëzve, vijojnë të mbeten ende gjurmë të saj. Zhytësit e ujërave të thella në vend, kanë arritur të gjejnë një numër të madh predhash të pashpërthyera të cilat ndodheshin aty që prej Luftës së Dytë Botërorë. Nga të dhënat e para, mësohet se këto predha të rrezikshme janë gjetur në ujrat e detit Jon, pikërisht në zonën e plazhit publik në qytetin e Vlorës.

Mësohet se predhat janë nxjerrë ne sipërfaqe nga një skuadër e përbashkët zhytësish shqiptaro-hollandezë. Ndërkohë, pas nxjerrjes nga uji, mësohet se predhat do të dërgohen për tu asgjësuar në pikën e demontimit në ishullin e Sazanit. Ekspedita e përbashkët shqiptaro-hallandeze është në fazën e fundit të projektit për pastrimin e vijës bregdetare nga predhat e Luftës së Dytë Botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat