Nishani: Greqia të heqë ligjin e Luftës

Shqipëria

Nishani: Greqia të heqë ligjin e Luftës

Më: 4 nëntor 2013 Në ora: 12:35

Presidenti shqiptar Bujar Nishani vlerësoi si të mira marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë ndërsa shprehu nevojën e intensifikimit të marrëdhëneive.

Në një konference te perbashket per shtyp, Nishani u shpreh se gjatë takimit u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk duhet të ndikohen nga problemet e së shkuarës.

"Kërkova që parlamenti grek të shfuqizojë ligjin e Luftës dhe të njohë të drejtën e pronësisë së çamëve. Kufiri detare mes dy vendeve mbetet një ceshtje për tu zgjidhur. Pala shqiptare është e gatshme për të gjetur një zgjidhje për këtë cështje " u shpreh Nishani.

Ndërsa Papulias gjatë fjalës së tij preku disa nga temat që janë trajtuar gjatë takimit mes dy presidentëve.

"Tavolina e rrumbullakët e ekonimisë që zhvillohet sot do ti japë më shumë mundësi biznesmenevë grekë dhe shqiptarë të rrisin më shumë bashkëpunimin. Me presidentin Nishani patëm rastin të diskutojmë edhe për fushën energjitike. " u shpreh Papulias.

Papulias mberrit të dielën ne Tirane dhe takimet e para i ka zhvilluar me perfaqesuesit e monoritetit grek, nga Omonia, drejtuesit e PBDNJ si dhe me kryepeshkopin Anastas, si dhe mori pjese ne nje meshe te zhvilluar ne gjuhen shqipe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat