Berisha: Mazhoranca votoi ligjin që shkatërron administratën

Shqipëria

Berisha: Mazhoranca votoi ligjin që shkatërron administratën

Më: 17 tetor 2013 Në ora: 23:04

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se një ditë pasi Komisioni Europian rekomandoi statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, mazhoranca voton aktin normative që shkatërron administratën publike.

Pas shumë kohësh i thirri gazetarët në një bashkëbisedim.
"Motivi është i rëndësishëm për të, kur thotë se shqiptaret në Shqipëri dhe Kosovë janë në festë.
shpreh kënaqësinë që ju takoj dhe që siparin e takimeve me shtypin e çelim për një ngjarje historike siç është statusi i vendit kandidat i rekomanduar për së dyti për Shqipërinë, dhe rekomandimi për hapjen e negociatave për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën. Kombi pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe pavarësisë së Kosovës këto ka ngjarjet më të mëdha historike. Është një rast për të shpreh mirënjohjen e thellë Komisionit Europian, vendet anëtare, jo vetëm për vendimin e tyre fisnik që ata faktikisht e kanë marrë edhe një vit më parë, por edhe për kontributin e tyre të jashtëzakonshmen e të gjithanshëm, mbështetjen e madhe ndaj Shqipërisë dh shqiptarëve që erdhën në këtë stad për ta merituar plotësisht; Shqipëria në vlerësimin e Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat dhe Kosova hapjen e negociatave për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit që është edhe kontrata themelore që qytetarët e Kosovës firmosin me Bashkimin Europian"- e nisi fjalen ish kryeministri.

Fotografimi i Komisionit Europian i është dukur besnik. Administrata ka bërë reformat më të mëdha në vend, ndonëse qeveria e re nuk e njeh si të tillë
“Fakti është se të gjitha momentet e medha për integrimin lidhen me qeverisjen e Partisë demokratike. Dhe kjo jo se ne kishim njerëz më të aftë në administratë. PS-së nuk i mungojnë njërëzit e afte. Ka një gjë shumë thelbesore, dhe ky është është serioziteti,”- deklaroi Berisha.
Por për hapjen e negociatave ka ende 5 kushte të rëndësishme për plotësim, por themelin e fortë e kanë gati. Progresin në secilën prej tyre e konfirmon dhe progres raporti tha- ish-kreu i qeverise

“Raporti i KE-së përbën një bazë reale për hapjen e negociatave. Qeveria e re me një sërë vendimesh që ka marrë dëmton palcërisht dhe shkon në sens të kundërt me standardet. Kjo është një goditje shumë e rëndë për interesin e qytetarëve. Raporti tregon që jo vetëm nuk fillohet nga një gropë siç pretendon mister gropa, por ka një bazament të fortë që duhet të përmirësohet. Sigurisht të përsoset” theksoi ish kryeministri.

Të njëjtën notë i vë kryeministrit edhe në ekonomi, veçanërisht pas miratimit të aktit normativ që thellon gropën fiskale në vend
“Nëse ka analfabet të vërtetë në Ekonomi në mënyrën më absolute është Rama. Ne nuk realizonim 2 miliardë, dhe unë e dija, tani ky thotë unë dua të më realizoni 8 miliardë të ardhura. Lojë e tmerrshme po bëhet në ekonomi. Ai merr një kompani për auditim ku Erion Veliaj është i punësuar me çizme me vëlla e me të gjithë. Po instalon em shpejtësi një system korrupsioni të madh. Ai nuk di ç`është indeksimi. Ai është i vemti që nuk pranon rritjen ekonomike” tha ai.
Një notë iu kërkua edhe për Bashën.
“Nuk jam profesor”

Bojkotin e përjashton si filozofi të demokratëve, por pavarësisht zhvillimeve politike, një garanci e jep.
“Opozita përpiqet të bashkëpunojë. Mendoj se ka bërë reagime të arsyeshme. Sot bënë një deklaratë krerët e grupeve. S’është bojkot i tipit Rama, se Rama tha s’njoh parlamentin. Ne s’kemi thënë që s’njohim parlamentin. Po nuk pranojmë këto dy standarde, se të largojnë nga rruga e integrimit. Që sot tha: burokracia europiane jo gjithmonë nxjerr të vërtetën”-theksoi Berisha.
Ndërsa ai vet opozitën e tij nuk do ta bëjë vetëm në facebook
“Une kam dhenë dorëheqjen si kryetar partie, por jo si Sali Berishë. Dua të siguroj shqiptarët që ne do bëjmë gjithçka që ky proces të ecë. Uroj që qeveria ta marrë në mënyrën më serioze. Një qeveri e një vendi jo anëtar të BE-së shansin më historik ka të punojë për integrimin. Ne qëndrojmë të vendosur dhe japim çdo lloj kontributi. Ky status do të thotë më pas qindra milione euro më shumë për shqiptarët. Ne më parë se vendet e rajonit që kanë marë statusin në kemi fituar çertifikimin, me keta punonjës administrate. Si punonjës që u besohet fondi i BE-se. Jam këtu për të uruar shqiptarët për këte moment historik. Pas hyrjes në NATO dhe Pavarsise së Kosovës ku është një nga arritjet më të rëndësishme,”- deklaroi ish-Kryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat