“Agimi i Artë” të shpallet ‘non grata’ në Shqipëri

Shqipëria

“Agimi i Artë” të shpallet ‘non grata’ në Shqipëri

Më: 22 shtator 2013 Në ora: 20:50

Programi Unik Shqiptar me qendër në SHBA dhe degës e saj në Evropë u bënë thirrje autoriteteve shqiptare që të shpallin “non grata” partinë greke ekstremiste Agimi i Artë, simbolet dhe anëtarët e saj pasi kjo organizatë promovon ideologji naziste, dhunë, nxit racizëm midis popujve. Thirrja publike i është drejtuar kryetarit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishanit Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama Ministrit të Punëve të Brendshëm Saimir Tahiri.

“Nga dhuna e racizmit që ushtron “Agimi i Artë” nuk rrezikohen vetëm qytetarët grek dhe të huajt që jetojnë në atë vend, por edhe vendet fqinje me Greqinë sepse ideologjia fashiste mund të përhapet edhe më gjerë në formën e hakmarrjes. “Agimi i Artë jo vetëm që ka provokuar shqiptarët në tokën greke, por anëtarët e saj kanë guxuar disa herë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë të zhvillojnë aktivitete antishqiptare duke provokuar ndjenjat kombëtare të një kombi të tërë. Kjo organizatë naziste e kthyer në parti politike disa herë ka deklaruar se do ti shpalli luftë Shqipërisë për aneksimin e jugut të saj, deklaratat politike të Agimit të Artë arrijnë deri aty sa Heroin Kombëtar të të gjithë shqiptarëve Gjergj Kastrioti - Skënderbe ta quajnë grek”, thekson PUSH.

Vetëm javën që shkojë anëtarët e Agimit të Artë në Athinë vranë një qytetar grek vetëm e vetëm se ky njeri nuk i përkiste ideologjisë naziste të tyre. Pak ditë pas së kësaj vrasje anëtarët e Agimit të Artë në qytetin e Lamias dhunuan fizikisht një shtetas shqiptar vetëm pse emigranti në fjalë deklaroj se është me kombësi shqiptare. Prandaj ne, “Programi Unik Shqiptar”, kërkojmë sa më parë të ndalohen anëtarët dhe simbolet e Agimit të Artë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat