Grekët, letër me kërkesa për Edi Ramën

Shqipëria

Grekët, letër me kërkesa për Edi Ramën

Më: 14 gusht 2013 Në ora: 09:36

Shoqata Omonia është duke punuar për hartimin e një letre e cila brenda shtatorit do t’i paraqitet liderit socialist Edi Rama në lidhje me problematikën që shqetëson komunitetin grek që jeton në Shqipëri.

Siç njofton agjencia e lajmeve “Aftonomi.gr”, në mbledhjen e Byrosë së Omonias është rënë dakord që bashkëpunimi me Partinë Socialiste duhet të mbështetet dhe është në interes të miratimit të politikave që respektojnë të drejtat dhe nxisin rritjen ekonomike dhe prosperitetin në zonën e minoritetit dhe jo punësimin e vetëm disa njerëzve!

Takimi i mbajtur më 10 gusht është i pari që prej zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit dhe në axhendë ishin përgatitjet e ardhshme të Këshillit të Përgjithshëm.

Në lajmin i cili është shpërndarë në profilin e saj në Facebook dhe nga PBDNJ, thuhet se Kryetari i Omonia-s, Vasilis Bollano, bëri një analizë rreth rezultateve të zgjedhjeve e cila do të thellohet më tej në 15 shtator, të cilat do t'i propozohen Këshillit të Përgjithshëm të ardhshëm. Deri atëherë grupet e punës do të përgatisin dhe dorëzojnë propozimet e tyre për programin e festimeve të Ditës Kombëtare të Greqisë më 28 tetor.

Gjithashtu, kreu i Omonias komentoi rreth problematikave të arsimimit të këtij komuniteti në shkollat publike dhe ato private në zonën e Himarës. Ndërsa kryetari i PBDNJ-së, z.Vangjel Dule, tha se të gjithë aktorët duhet të bëjnë më shumë në drejtim të përmirësimit të kushteve të arsimimit, ndërsa informoi Byronë rreth PBDNJ-së dhe bashkëpunimit të kësaj force me Partinë Socialiste.

“Aftonomi.gr”, bën të ditur se gjatë mbledhjes, kreu i PBDNJ-së vuri në dukje se bashkëpunimi me Partinë Socialiste duhet të mbështetet dhe është në interes të miratimit të një marrëveshjeje për zbatimin e politikave që respektojnë të drejtat dhe do të nxisë rritjen ekonomike dhe prosperitetin në zonën e minoritetit dhe jo punësimin e disa individëve.

Këshilli i Përgjithshëm i ardhshëm do të mbahet më 12 tetor 2013 në orën 11.00 në zyrat e Organizatës në Sarandë. Që prej vitit 2009, PBDNJ ka qenë në aleancë me të majtën. Vangjel Dule ka qenë në qendër të joshjeve politike para zgjedhjeve të përgjithshme nga ana e dy partive më të mëdha politike për të qenë pjesë e koalicionit parazgjedhor, por ai do të zgjidhte që t’i qëndronte besnik së majtës. Dorëheqja e Jani Janit nga KQZ ishte një shenjë e këtij koalicioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat