Berisha: Rama pushtet me vota të vjedhura, bashkë me bosët e drogës

Shqipëria

Berisha: Rama pushtet me vota të vjedhura, bashkë me bosët e drogës

Më: 18 korrik 2013 Në ora: 19:51

Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e PS-së Edi Rama se ka vjedhur dhe falsifikuar tabelat në Qarkun e Lezhës.

Në një postim në ‘Facebook”, teksa KQZ pritet të marrë një vendim për këtë qark, Berisha shkruan:“ Në 10 kuti 706 vota të vjedhura. Ky është pushtet mbi vota te vjedhura!!! Te dashur miq, nga hapja e 10 kutive te votimit dhe nga verifikimi i tabelave te rezultateve te qarkut te Lezhes doli se Edi Rama me boset e droges dhe krimit kishte vjedhur me fallsifikim tabelash dhe mashtrim ne numerim 706 vota. Ky eshte ndryshim! Vjedhje votash me droge dhe trafiqe!".

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë sot për kërkesat ankimore të dy partive, PS dhe PD, pas administrimit dje të 16 kutive të qarkut Lezhë.

Vendimi i KQZ-së i 10 korrikut ndryshoi raportin e mandateve mes koalicioneve, 4 me 3, në favor të koalicionit të djathtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat