Heqja e lapidarit, PDIU:Serbia,s`ka hequr dorë nga “doktrina millosheviçiane”

Shqipëria

Heqja e lapidarit, PDIU:Serbia,s`ka hequr dorë nga “doktrina millosheviçiane”

Më: 20 janar 2013 Në ora: 10:41

Partia Drejtësi, Integrim dhe Untetet dhe Klubi i Patriotëve të Rinj dënojnë ashpër heqjen e memorialit të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës.
Në një deklaratë për shtyp, PDIU-ja thekson se me këtë veprim Serbia tregoi dhe një herë që nuk ka hequr dorë nga “doktrina millosheviçiane”, e cila në themel të saj ka dhunimin e shqiptarëve.
“Të friksuar nga reagimi i paralajmëruar i shqiptarëve të Luginës së Preshevës por edhe më gjerë, Beogradi dërgoi me qindra forca xhandarmërie, vetëm e vetëm për të hequr një memorial” thuhet në deklaratë
Gjithashtu PDIU dhe KPR i bëjnë thirrje autoriteteve shqiptare që të reagojnë dhe t’i kërkojnë llogari ambasadorit të Serbisë në Tiranë lidhur me këtë veprimi fyes ndaj atyre ushtarëve që dhanë jetën për liri.
“Është e detyrim kushtetues i Shqipërisë për t’u kujdesur për shqiptarët kudo që ndodhen. Edhe një herë PDIU dhe KPR i bëjnë thirrje Serbisë të shkëputet nga fantazma e Millosheviçit dhe të heqin dorë nga sulmet dhe provokimet ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës” thuhet më tej në deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat