21 janari, eksperti: Plumbi që vrau Ziver Veizin nuk ishte rikoshet

Shqipëria

21 janari, eksperti: Plumbi që vrau Ziver Veizin nuk ishte rikoshet

Më: 11 janar 2013 Në ora: 14:30

U ka qendruar deklaratave edhe gjate seances se pyetjeve nga avokatet mbrojtes te gardisteve per 21 Janarin.

Eksperti i prokurorise Dritan Zoto eshte shprehur qe nuk ka asnje mundesi shkencerisht qe plumbi i cili vrau Ziver Veizin te kete bere rikoshete para se te godiste viktimen.

Sipas tij nuk ka demtime apo mikrogjurme ne majen e predhes dhe se demtimi ne viaska mund te jete marre ne trupin e viktimes.

Persa i takon ashklave te gjetura ne kemishe per ekspertin jane kontaminime nga kepucet.

Tashme ne proces jane dy shpjegime per predhen, e para e ekspertit te policise provonte vrasjen nga rikosheti.

Gjykata caktoi daten 16 janar per te pare pamjet filmike te keqyrjes se rrobave te viktimes e fiksimit te provave para se vendose cilen nga ekspertizat do marre per baze.

Ne proces jane te pandehur ish kreu i Gardes Ndue Prendi dhe vartesit Agim Llupo e Margarit Kume.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat