“The Guardian”: Shqipëria, destinacion turistik në 2013-ën

Shqipëria

“The Guardian”: Shqipëria, destinacion turistik në 2013-ën

Më: 5 janar 2013 Në ora: 16:19

Edhe pse jemi ende në muajt e ftohtë të stinës së dimrit sugjerimet për destinacionet turistike të vitit 2013 kanë filluar. Bukuritë natyrore të Shqipërisë edhe këtë vit nuk lihen pa u përmendur në prestigjozen britanike “The guardian” e cila e rendit atë ndër më të preferuarat.

"The Guardian" në rubriken Travel, në një artikull të posacem rendit 20 plazhet me të volitshme, sipas saj, për të kaluar pushimet në vitin 2013. Shkrimi nis që në hyrje të tij, duke u ilustruar me një fotografi nga plazhi i Ksamilit, të cilin e cilësonn si një nga ndalesat e pushimit të ri detar 7 netësh në Shqiperi, e cila, thuhet në shkrim, është Kroacia e ardhshme.

Provoni Shqipërinë. Me një bredget prej 380 miljesh të gjate, me fshatra të bukur buzë detit, me rrënojat romake dhe plazhet e Adriatikut po njihet si Kroacia e ardhshme midis kërkueseve aventurierë të plazheve. Një pushim i ri prej shtatë netësh është një prezantim i mirë, duke u strehuar në qytete historike, rrënonjat bizantine dhe otomane dhe plazhe të shumta me rërë të bardhë, lagunat dhe gjiret", thuhet në shkrimin e Rhiannon Batten.

Pas Shqipërisë, ndër plazhet më të volitshme për të kaluar pushimet në 2013 shkrimi rendit, Ishullin Santa Maria në Azore, Ishujt Canarie, Marina di Venezia në Itali, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat