Qindra vizitorë në Muzeun Historik Kombëtar

Shqipëria

Qindra vizitorë në Muzeun Historik Kombëtar

Më: 23 nëntor 2012 Në ora: 15:27

Qindra vizitorë që në orët e para të mëngjesit kanë ardhur pranë Muzeut Historik Kombëtar për të shijuar nga afër armët e Skënderbeut.
Qytetar të shumtë nga Shqipëria dhe Kosova janë kureshtarë për të vizituar ekspozitën unike
Armët e Skënderbeut kanë zgjuar interes të madh ashtu siç dhe ishte parashikuar nga drejtuesit
e muzeut. Tundimit për të parë nga afër përkrenaren dhe dy shpatat e Skënderbeut nuk i ka rezistuar edhe Presidentja Atifete Jahjaga, e cila shoqëruar nga ministri i Kulturës, Aldo Bumçi vizitoi pavionin e mesjetës ku prezantohen për publikun e gjere objektet e rralla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat