Shqipėria

Berisha apel opozitės: Voto ligjet qė kėrkohen nga KE

Bota Sot | 24.10.2012 09:40
Berisha apel opozitės: Voto ligjet qė kėrkohen nga KE

Kryeministri Berisha i bėri sėrish thirrje opozitės tė votojė 3 ligjet e kėrkuara nga Komisioni Europian pėr marrjen e statusit kandidat.

Nga qyteti i Krujės ku inaguroi shkollėn 9-vjeēare nr 1, kryeministri Berisha theksoi se opozita duhet tė heqė dorė nga politikat bllokuese dhe tė bashkėpunojė pėr integrimin.

“Qeveria do tė bėjė gjithēka qė ėndrra pėr statusin tė shndėrrohet sa mė shpejt nė realitet. I bėj thirrje opozitės qė tė votojė ligjet qė kėrkohen nga KE pėr dhėnien e statusit dhe tė heqė dorė nga bllokimi, sepse ėshtė shkelmim i ėndrrės mė tė bukur tė shqiptarėve. Opozita mė kritikon, pse nė fjalime diskutoj me nxėnėsit pėr ėndrrėn evropiane. Garantoj opozitėn, se kritikat e saj nuk mė pengojnė nė politikat e qarta pėr arsimin ” tha Berisha.

Ndėrtimi i kėsaj shkolle pėrbėn njė investim prej 58 milion lekė dhe ajo ka 24 klasa, 3 laboratorė, 2 kabinete informatike, bibliotekėn, muzeun e shkollės dhe njė sallė multifuksionale pėr veprimtari ekstrakurrikulare, si dhe palestėr tė mbyllur.

Shkolla ėshtė ndėrtuar sipas tė gjitha standardeve moderne dhe ka njė kapacitet prej 800 nxėnėsish.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus