Shqipėria

Ruli nė Fier: Asnjė ankesė pėr skemat aktuale tė subvencionit

Bota Sot | 23.10.2012 19:55
Ruli në Fier: Asnjë ankesë për skemat aktuale të subvencionit

Ministri akuza Ramės: Zbriti nė terren nė vendin e gabuar dhe informacion tė gabuar

Fermat qė kultivojnė produkte bujqėsore nė sera me ngrohje diellore janė ndėr bizneset mė efektive me tė ardhura mė tė larta, sipas ministrit tė Bujqėsisė Genc Ruli. Ditėn e martė ministri Ruli ka zhvilluar njė takim me fermerė tė zonės sė Fierit takim gjatė tė cilit deklaroi se nga viti nė vit ka shtim tė sipėrfaqeve tė mbuluara me sera. Duke iu referuar dhe deklaratave te kreut socialist , Ruli theksoi faktin se aktualisht vetėm nė rrethin e Fierit ka 450 hektarė toke tė mbuluar me sera.
“Dje pamė njė zbritje nga kozmosi, mė nė fund nė tokėn bujqėsore tė zotit Rama, i cili sigurisht zbriti nė vendin e gabuar dhe me informacion tė gabuar. Duke e quajtur tė braktisur sektorin e serave, duhet t`i themi Ramės qė sektori i serave ėshtė sektori me tė ardhurat mė tė mėdha nė ndėrmarrjet bujqėsore. Njė investim i tillė, njė hektar serė i kėtij niveli ka tė ardhura neto ēdo vit rreth 32 mijė dollarė, pra shumė mė tepėr edhe se investimet nė dru frutorė, ku fitimi neto pėr fermerin ėshtė rreth 20-22 mijė dollarė pėr hektarė. Sigurisht, njė gabim i dytė i zotit Rama ėshtė qė vajti ndofta nė vendin e gabuar, ku dėshmoi pikėrisht politikat e gabuara dhe tė pa studiuara tė bėra gjatė qeverisjes socialiste. Ai vajti nė njė serė me ngrohje, por nuk e di qė serat me ngrohje janė hequr gjatė dekadės sė fundit nga fermerėt nė Evropė, edhe se Evropa subvencionon rreth 50 miliardė euro nė vit, pėr arsye se jetojmė nė njė ekonomi globale dhe serat e Tunizisė, Marokut, Izraelit dhe Turqisė, vende qė e kanė temperaturėn nė dimėr 20 gradė, konkurrojnė me ēdo lloj prodhimi qė mund tė bėhet nė Evropė me kėto lloj serash. Sigurisht politika jonė ka qenė e orientuar nė studime dhe pėrvoja konkrete. Avantazhi qė kemi ne nė rritjen e perimeve dhe bostanorėve ėshtė me sera diellore, ku ne pėr fatin qė jemi njė vend mė mesdhetar se vendet e tjerat rajonit, e kjo bėn qė tė kemi njė avantazh prej 4 deri nė 5 javė me daljen mė tė hershme tė treg tė perimeve. Zotėria dėshmoi vetė qė tregun kryesor e ka nė Ballkan, duke nisur qė nga Kosova, Maqedoni e duke shkuar deri nė Lituani”, - tha Ruli.

Pėrsa i pėrket serave me ngrohje, Ruli deklaroi se kjo ėshtė njė praktikė, e cila nuk ndiqet mė nga fermerėt europianė prej rreth njė dekade.

Gjatė vizitės sė tij nė Fier, nė zonat e Frakullės, Varibobės, Roskovecit e Strumės, ministri siguroi mbėshtetje tė mėtejshme me skemat e subvencionit dhe u shpreh se investimet e bėra nga fermerėt nė vitet e fundit janė pėr tu vlerėsuar maksimalisht.


Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus