Fakulteti Ekonomik, diplomohen rreth 800 studentë

Shqipëria

Fakulteti Ekonomik, diplomohen rreth 800 studentë

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 22:21

Kryetari Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Në fjalën e tij përshëndetëse kryebashkiaku ka theksuar se dy nga prioritetet e bashkisë është korpusi universitar dhe studentët. Basha tha se një nga premtimet e tij është përmirësimi i biznesit i tregut të punës reduktimi i taksave dhe zhvillimi ekonomik, ku studentët e diplomuar pa dyshim kanë rolin e tyre.
Ndërsa rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule pasi shprehu mirënjohjen e tij për stafin pedagogjik u shpreh se rëndësi parësore janë standartet në universitet.
Në Fakultetin e Ekonomikut u diplomuan 640 studentë të Bachelori dhe 200 studentë të masterit të nivelit të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat