Maqedoni-Shqipëri, marrëveshja për patentat

Shqipëria

Maqedoni-Shqipëri, marrëveshja për patentat

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 18:01

Qeveria e Maqedonisë dhe ajo e Shqipërisë së shpejti pritet të bëjnë edhe një marrëveshje që do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve të dy vendeve. Deri në fund të vitit pritet të nënshkruhet marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të lejeve për vozitje, me çka qytetarët nuk do të kenë nevojë të posedojnë leje ndërkombëtare për të lëvizur nga njëri në vendin tjetër.
Ambasadori shqiptar në Maqedoni Arben Çejku thotë se procedurat për përgatitjen e kësaj marrëveshje do të mbarojnë së shpejti dhe se nënshkrimi final i saj do të bëhet në Tiranë.
Ngjashëm sikurse marrëveshja për lëvizje të qytetarëve pa pasaporta edhe marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të lejeve për vozitje pritet të rrisë numrin e qytetarëve që udhëtojnë nga Maqedonia në Shqipëri dhe anasjelltas. Kjo marrëveshje pritet të ketë efekt më të madh në sferën e turizmit. Si rezultat i Marrëveshjes për lëvizje pa pasaporta, gajtë sezonit të fundit veror u shënua numër rekord i qytetarëve nga Maqedonia që pushuan në bregdetin shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat