Oketa: Mandati i Kryeprokurors është i pakufizuar

Shqipëria

Oketa: Mandati i Kryeprokurors është i pakufizuar

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 17:58

Mandati i Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, nuk përfundon as në nëntor as në maj, por është i pakufizuar.

Deputeti i FRD-së tha se emërimi i prokurorit të ri dhe shkarkimi i Ina Ramës duhet të bëhet në bazë të legjislacionit të kohës, kur ajo u zhgjodh në atë post.

Duke nënvizuar se mandati i Ina Ramës po përdoret politikisht, deputeti Oketa propozon intepretim kushtetues nga intitucionet përkatëse për mandatin e saj

Në 21 prill 2008, Kuvendi me unanimitet votash ndryshoi Kushtetutën, ku ndër të tjera mandati pa limit i Prokurorit të Përgjithshëm kufizohej me 5 vjet, duke zgjatur mandatin e Krueprokurores deri ne maj të 2013.

Por mazhoranca këmbëngul, se Ina Rama do të duhet të lirojë zyrën në nëntor, pasi ndryshimet kushtetuese nuk i shtrijnë efektet mbi mandatin aktual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat