Riker: “Duhet dialog”. Tufa: “Berisha të dëgjojë SHBA-të”

Shqipëria

Riker: “Duhet dialog”. Tufa: “Berisha të dëgjojë SHBA-të”

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 21:37

Zëvendësndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Filip Riker, ka reaguar në lidhje me grevën e urisë së ish- të përndjekurve politikë.

Riker thotë se duhet të zgjidhet me qetësi kjo çështje. Ai deklaroi se duhet dialog për zgjidhjen e kësaj çështje.

Riker u shpreh se palët nuk duhet të ndërmarrin sulme personale, pasi ato e përshkallëzojnë situatën.

Riker tha se Shqipëria duhet të vazhdojë reformat, pasi mori një vlerësim pozitiv nga Komisioni Europian.

“Palët nuk duhet të ndërmarrin sulme personale dhe politike të cilat kanë treguar se përshkallëzojnë situatën dhe pengojnë mundësinë e dialogut. Shqipëria mori një vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian lidhur me çështjen e statusit të vendit kandidat, por ky është vetëm një hap drejt procesit të anëtarësimit në BE dhe vendi duhet të vazhdojë reformat,” tha Riker.

Koordinatori i grevës së urisë, Skënder Tufa, ka lëshuar apelin e radhës për dialog. Ai i është drejtuar kryeministrit Berisha të dëgjojë mesazhin që vjen nga SHBA, ndërsa ka nënvizuar se gjendja e grevistëve është e rëndë.

“Berisha të negociojë dhe t’i japë të drejtë grevistëve në Shqipëri. Zoti Totozani bëri apel qeverisë, shprehim keqardhjen se po vazhdojmë të keqtrajtohemi, kur vjen Avokati i Popullit lejohen edhe familjarët edhe ilaçet, ndërsa tani nuk na lejohen ilaçet, se kuptojmë a është papërgjegjshmëri individësh apo urdhër nga lart. Grevistët janë në gjendje të rëndë, nuk dalin gjallë që atje, pse ua heqin edhe ilaçet. Qeveria e mori tashmë mesazhin nga SHBA, duhet ta dëgjojë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat