Meta e Rama përmbyllin fushatën për kreun e LSI-së

Shqipëria

Meta e Rama përmbyllin fushatën për kreun e LSI-së

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 20:49

Luan Rama dhe Ilir Meta të cilët janë në garë për kreun e LSI-së, iu adresuan për herë të fundit anëtarësisë së kësaj partie një ditë përpara se atë e votojnë për kryetarin e ri. I pari iu adresua të pranishmëve kandidati Luan Rama i cili ndryshe nga sa pritej nuk kërkoi votën për kandidaturën e tij, por nënvizoi vlerat që ka sjellë LSI, në vlerësimin e tij në politiken shqiptare. "Pa LSI nuk do të kishim marre statusin kandidat dhe nuk do të ishim vendi që jemi"-u shpreh Luan Rama. Rama shtoi me tej se kjo force politike në filozofinë e saj krijon horizonte të tjera dhe realitete të reja dhe në këtë drejtim sipas sfidantit të Ilir Metës, LSI sot mbyll një fushatë që shpalosi vlera që mbron kjo forcë politike dhe kultivon konkurencën dhe mendimin e ndryshe. Fushata e ka kryer misionin e vet, deklaroi Rama, dhe i ftoi anëtarët e LSI-së që të votojnë dhe të marrin pjesë në zgjedhje si dëshmi e angazhimit të madh qytetar.
Ndërsa kreu aktual i LSI-së dhe kandidati Ilir Meta gjithashtu nuk kërkoi direkt votën e anëtarësisë por u ndal tek zhvillimet më të fundit politike dhe nevojën e çuarjes përpara të reformave për të kompletuar marrjen e statusit kandidat. Meta iu drejtua politikës shqiptare me pyetjen "pse qenka kaq e vështirë që disa deputetë të votojnë dy ligje të standardeve europiane"?. Si kundërshembull të qëndrimit të politikës shqiptare, ai solli në vëmendje zhvillimet e sotme në Bruksel ku është zhvilluar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Thaçi dhe atij të Serbisë, Dacic për të ardhmen europian të Kosovës dhe Serbisë. Edhe poklitika shqiptare -deklaroi Meta, duhet të marrë shembull nga kurajoja e Thacit dhe e Dacic dhe të veprojnë si ata për të mirën dhe integrimin e Shqipërisë. Përpos këtyre qëndrimeve, tha Meta, është e rëndësishme që debati të përqendrohet te ekonomia në vend dhe përmirësimi e gjendjes tek familjet shqiptare. Meta e mbylli fjalën e tij me apelin që shqiptarët të votojnë LSI-në për të ndihmuar Shqipërinë që të ecë më shpejt në rrugën e integrimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat