Asambleja e PS-së miraton platformën elektorale

Shqipëria

Asambleja e PS-së miraton platformën elektorale

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 16:54

Partia Socialiste ka miratuar platformën dhe startegjinë elektorale në funksion të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013. Në Asamblenë Kombëtare, kryesocilaisti Edi Rama, ka evidentuar elementët e strategjisë, si dhe momentet ku duhet të përqendrohen të gjithë anëtarët e Asamblesë, si dhe të gjitha degët e partisë për organizimin e zgjedhjeve. Kryetari Rama ka deklaruar se në janarin e ardhshëm do të nisë fushata derë më derë e të gjithë zyrtarëve të partisë, ku do t’i bëhet e ditur qytetarëve programin i PS-së. Rama ka nënvizuar nevojën për të punuar më së shumti me zgjedhësit e pavendosur. Një ndër elementët kryesore të strategjisë, së prezantuar nga Rama kishte të bënte me koalicionin politik, që sipas kryesocialistit do të bazohet tek parimet, merita dhe korrektësia. Sekretari Organizativ Blendi Klosi, në përfundim të mbledhjes, tha se do të përçojë tek elektorati arsyet se përse duhet të votohet PS-ja.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të partisë në të 66 Zonat e Administrimit Zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat