Shqipėria

Shqiptarėt e Amerikės, protestė para OKB-sė pro grevistėve tė urisė

Bota Sot | 14.10.2012 22:52
Shqiptarët e Amerikës, protestë para OKB-së pro grevistëve të urisë

Nė datėn 13 tetor, 2012 Forumi Shqiptaro Amerikan pėr Demokraci organizoi manifestim solidariteti nė mbėshtetje tė Grevės sė Urisė tė Ish tė pėrndjekurve politikė nėn diktaturė para OKB-s. Ish tė pėrndjekurit politikė kanė 22 ditė tė ngujuar pėr tė kėrkuar tė drejtat e tyre tė mohuara nė postdiktaturė, ku dy prej tyre zotėrinjtė Ndreca dhe Bejko i vunė flakėn vehtes nė shenjė proteste.

Manifestimi u moderua nga z.Grid Rroji njė nga bashkėthemeluesit e Forumit pėr Demokraci. Z.Rroji e hapi manifestimin e solidaritetit me letrėn e Prof.Sami Repishtit, ish i burgosur politik, aktivist i shquar nė Botė pėr tė drejtat e njeriut. Prof.Repishti iu drejtohej qeveritarėve tė Shqipėrisė tė respektojnė jetėn. Nė letėr midis tė tjerash thuhej se heshtja e qeverisė ashtė jo vetėm skandaloze, por edhe e rrezikshme, sepse ashtu sic ngjau, grevistėt u treguan ma tė vendosun seē parashikohej, dhe me kėtė qėndrim ata akuzojnė autoritetin pėr pa aftėsi mbrojtjeje tė jetės sė qytetarėve.

Njė zhvillim i kėtillė, nė shumė vende tė botės, ka krijue situata serioze dhe me rrjedhime shpesh herė tragjike. “Kjo qė ngjet kėtu tha Ambasadori Sequi i Bashkimit Europian ash njė tragjedi, sepse e tillė ashtė”. Nė fund tė letrės Prof.Repishti shkruante se: ” Jeta ashtė e shenjtė. Sepse asgja, asgja nuk ashtė mė me vlerė se nji jetė njerėzore”!
Pėrshėndetja e profesor Sami Repishtit u mirėprit me duartrokitje nga tė pranishmit.

Ndėrsa z.Pellumb Lamaj ish i burgosur nė burgun famėkeq tė Spaēit dėnoi ashpėr klasėn politike, qeverinė qė ėshtė e mbushur nga ish persekutorėt e regjimit diktatorial. Z.Lamaj e shikoi me skepticizėm zgjidhjen e kėrkesave tė ish bashkėvuajtesve tė tij.

Dr.Ilir Hysa njė nga organizatorėt e kėtij manifestimi nė fjalėn e tij midis tė tjerash tha se: “Paria e Tiranės e dalė nga sistemi komunist ruan vazhdimėsinė botėkuptimore dhe vepruese nė regjimin e vjetėr. Vjedhja e pasurisė kombėtare ėėshtė njė akt kriminal dhe po aq kriminal ėshtė dhe moskokėēarja e kryeminstrit Berisha pėr tė dialoguar me qeverinė… Ai u bėri thirrje gjithė shqiptarėve tė ndershėm t’i bashkohen kauzės pėr Demokraci duke sjellė nė fund tė fjalės sė tij interpretimin e disa vargjeve marrė nga poezitė e Nolit.

Z.Muhamet Omari i bėri thirrje qeverisė Berisha qė tė zgjidhe sa mė parė problemet e ish tė perndjekurve politike tė cilet po vuajnė nė grevė urie pėr 22 ditė me radhė dhe askush nuk ėshtė ulur me ta pėr t’i marrė nė konsideratė kėto probleme madhore qė ka kjo klasė e mėpėrkėmbur. Z.Omari deklaroi qė nė fillim tė fjales sė tij se kėtu ai perfaqėsonte vehten e tij, pavarėsisht se ėshtė anėtar dhe i zgjedhur nė disa forume pėrfeshirė kėtu dhe organizatėn “Vatra”, i cili ėshtė anėtar i kryesisė sė saj.Z.Omari dėnoi ashpėr heshtjen e shtetit shqiptar.

Ish Kėshilltari i Bashkisė sė Nju Jorkut, miku i madh i shqiptarėve z.Seven Kaufman i shoqėruar nga z.Esad Rizai, kryetari i fondacionit “Shoqėria Shqiptaro-Amerikane” nė fjalėn e tij u solidarizua plotėsisht me grevistėt e urisė dhe iu bėri thirrje tė pranishmėve tė mos heshtin pėr kauzen e tyre. Ju jeni nė vendin mė demokratik nė botė dhe pėr kėtė jeni tė lirė tė ngrini zėrin tuaj, zė qė dėgjohet me respekt ndėr shqiptarė vazhdoi z.Kafman.

Znj.Mimoza Ferraj bashkėthemeluese e Partisė Demokratike solli me emocion dhe dhimbje luftėn qė u bė pėr tė sjellė demokracinė nė Shqipėri. Por unė dhe gjithė Shqipėria tha znj.Ferraj luftuam qė klasa e persekutuar tė gėzonte lirinė e fjalės, pavarėsinė ekonomike tė ishte e barabartė nė shoqėrinė shqiptare dhe jo pas 22 vjetėsh tė shoh ish tė burgosurit tė vetėflijohen. Mos impenjimi i qeverisė pėr kėtė klasė ėshtė njė turp dhe i paprecedent…

Ish deputeti i Malit te Zi z.Xheladin Zeneli u pronocua pėr mediat duke u solidarizuar me grevistėt e urisė, me ish tė pėrndjekurit. Unė tha ai kam ardhur kėtu pėr tė qenė pranė ish tė pėrncjekurve politikė qė sot ndodhen nė grevė urie pėr tė drejtat e tyre, ndėrsa qeveria shqiptare ėshtė komplet indiferente karshi kėtyre jetėve njerėzore. Z.Zeneli tha se ėshtė qeveria shqiptare po kaq indifirenete dhe me tė drejtat e shqiptarėve nė Mal tė Zi qė po mėpėrkėmben nga qeveria diskriminuese atje.

Z.Ervin Toro bashkėthemelues i shoqatės “Rrėnjėt Shqiptare” dhe bashkėsponsorizues i kėtij aktiviteti dėnoi heshtjen e qeverisė karshi ish tė pėrndjekurve politikė qė kanė plot 22 ditė nė grevė urie. Jam tejet i prekur me aktin e tyre deri ne vetėflijim ndaj ne si shqiptarė duhet medoemos tė solidarizohemi dhe tė mbėshtesim pa rezerva ish tė pėrndjekurit.

Prof.Shenasi Rama ish student i grevės sė urisė nė pėrmbysjen e diktaturės nė intervistėn pėr TV Alba Life, falėnderoi Forumin pėr Demokraci qė ishte njė pėrpjekje shumėdinjitoze nė solidarizim tė ish tė pėrndjekurve politikė, organizuar para Kombeve tė Bashkuara nga Grid Rroji, Ilir Hysa, Albert Tolja, Olsi Argjendari etj…
Ai tha se e ardhmja e Shqipėrisė ėshtė e kėrcėnuar nga Paria e Tiranės dhe mosdėshira e saj pėr tė krijuar njė model politik dhe pėr t’u ndarė nga e kaluara kriminale, veglat e tyre mediatike dhe klanet mafioze qė i mbėshtesin.

Tė pranishmit e pėrcollėn me interes dhe solidarizim pėrshėndetjet e Kėshilltarit tė Bashkisė sė Nju Jorkut z.Steven Kaufman, z.Pėllumb Lamaj, Dr.Ilir Hysa, z.Muhamet Omari, znj.Mimoza Ferraj, Kozeta Zylo etj…
Manifestimin e Solidaritetit para Kombeve tė Bashkuara nė Manhattan e mbylli z.Grid Rroji i cili falėnderoi pjesėmarrėsit qė mbėshtesnin kauzėn e demokracisė, pėr tė cilėt ish tė perndjekurit politikė kishin luftuar tėrė jetėn nėn kthetrat e diktaturės.
Nė fund ai tha se ne jemi tė gjithė GJERGJ NDRECA DHE LIRAK BEJKO!

Manifestimi u pėrcoll nga mediat si: TV Kultura Shqiptare me producent Adem Belliu, TV Alba Life me producent Qemal Zylo, Studio Pali me producent Skėnder Pali, Shqiptarėt e Amerikės me producent Qazim Doda…
TV Alba Life mori disa intervista si me: Prof.Shenasi Rama, Dr.Ilir Hysa, z.Pėllumb Lamaj, z.Grid Rroji, z.Muhamet Omari, znj.Mimoza Ferraj, z.Xheladin Zeneli, z.Ervin Toro etj…
Pjesėmarrėsit u shpėrndanė duke shpresuar se zėri i tyre do tė dėgjohet nė forume dhe organizata tė tjera shqiptare nė mbėshtetje dhe solidarizim tė grevės sė urisė nga ish tė pėrndjekurit politikė.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus