Protestë e një grupi të gazetarëve para Kryeministrisë - Bota Sot
Protestë e një grupi të gazetarëve para Kryeministrisë

Shqipëria

E premte, 26 gusht 2016

Protestë e një grupi të gazetarëve para Kryeministrisë

Më: 14 tetor 2012 Në ora: 19:29

Ashtu siç patën paralajmëruar, dhjetëra gazetarë u mblodhën sot në një tubim para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të Tiranës. Ata firmosën mbi një pankartë ku shkruhej fjala SOS.

Disa prej gazetarëve që ndërmorën nismën për këtë tubim, i bënë thirrje qeverisë që të dalë nga heshtja dhe të vendosë kontakte me grevistët e urisë që i përkasin ish-të burgosurve politikë.

Ata thanë se është e papranueshme që edhe pas 22 vjetësh në Shqipëri përmenden edhe viktimat e komunizmit dhe ku thirrja e famshme “Liri – demokraci” është ende e nevojshme.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test