Kryetarja e Kuvendit takim me deputetin e Bundestagut Ackerman

Shqipëria

Kryetarja e Kuvendit takim me deputetin e Bundestagut Ackerman

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 17:10

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, në procesin e integrimit të Shqipërisë, për të cilën Komisioni Europian rekomandoi dhënien e statusit të vendit kandidat në BE, Gjermania ka një kontribut të jashtëzakonshëm. Duke folur në një takim me përfaqësues të Bundestagut gjerman, Kryetarja e Kuvendit tha se Gjermania dhe përfaqësuesit e Bundestagut kanë dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe rajonin në terma politikë, ekonomikë, ushtarakë, e të tjerë.
Deputeti i Bundestagut gjerman Jens Ackerman vlerësoi arritjet e rëndësishme të Shqipërisë në rrugën e antarësimit në BE. Duke folur për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, zoti Ackerman tha se Shqipëria ka një potencial shumë të madh, veçanërisht në fushën e turizmit dhe kjo është një mundësi shumë e mirë për rritjen e numrit të turistëve gjermanë në Shqipëri.
“Gjermanët njihen si kursimtar, megjithatë në një drejtim ku ata nuk kursejnë kurrë, janë pushimet e tyre vjetore. Unë mendoj se pikërisht në këtë fushë, në fushën e turizmit Shqipëria ka mjaft potencial për të ofruar për nga peisazhet malore, bregdeti, kultura, njerëzit e sjellshëm, të dashur e mikpritës. Shqipëria pati nje tendë mjaft cilësore edhe në panairin e turizmit që u zhvillua në Berlin”, tha ai.
Zoti Ackerman ndodhet në Shqipëri, në kuadër të projektit të përbashkët për dhënien e bursave studentëve shqiptar, të cilët do të bëjnë praktikën e tyre në Bundestagun gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat