Pushohet nga puna, vetëdigjet para Bashkisë së Pogradecit

Shqipëria

Pushohet nga puna, vetëdigjet para Bashkisë së Pogradecit

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 15:38

Një person është vetëdjegur para Bashkisë së Pogradecit. Mësohet se ai është Gëzim Hamiti. Sipas burimeve të policisë, shkak për këtë ngjarje të rëndë mendohet të ketë qenë pushimi i tij nga puna.

Gëzim Hamiti punonte në ndërmarrjen e pastrim-gjelbërimit. Burime pranë policisë bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Ky është rasti i tretë radhazi brenda këtyre ditëve të fundit i vetëdjegieve publike. Dy të parët, Gjergj Ndreca dhe Lirak Bejko, janë vetëdjegur pas protestës së ish të përndjekurve.

Dëshpërimi nga varfëria dhe indiferenca e shtetit, duket se tashmë ka sjellë që grupe të ndryshme njerëzish, të zgjedhin si shenjë proteste, pikërisht këtë akt ekstrem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat