Edi Rama në SHBA, takon Obama-n

Shqipëria

Edi Rama në SHBA, takon Obama-n

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 20:44

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ndodhet për një vizitë në Shtetet e Bashkuara ku ka pasur një takim edhe me presidentin amerikan, Barack Obama.

Siç njofton kryesocialisti në rrjetin social Twitter, takimi ishte “miqësor dhe i paharrueshëm me mikun e shqiptarëve”.

Në axhendën e vizitës së Ramës përtej Atlantikut kanë qenë edhe takimet me ekspertë amerikanë të ekonomisë dhe financave si dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar atje. Takimet, siç shkruan Rama në profilin e tij në Twitter, shërbyen për konsultime mbi programin e socialistëve “Rilindja Kombëtare” për të ardhur në pushtet.

Konsultimet me bashkëatdhetarët shqiptarë ishin në qendër të agjendës së vizitës 3-ditore të Ramës në Shtetet e Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat