Greva e urisë, dita e 15

Shqipëria

Greva e urisë, dita e 15

Më: 7 tetor 2012 Në ora: 16:45

Gjendja e grevistëve është rënduar së tepërmi. Një pjesë e madhe e tyre janë duke iu nënshtruar ndihmës mjekësore në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ndërkohë që të tjerë janë rikthyer sërish për të mos u tërhequr prej saj.

Disa prej tyre kujtojnë dhimbjet që kanë kaluar në kohën e komunizmit dhe burgun e kryer, duke u shprehur se pavarësisht se janë ish të burgosur politikë, nuk janë në një grevë politike, por ekonomike.

“Jemi betuar që do të qëndrojmë deri në fund, do japim edhe jetën. Duam dëmshpërblimin tonë dhe nuk ka lidhje me politikën kjo protestë”, shprehen grevistët.

Ndërkohë që ata paralajmërojnë një tjetër protestë për të hënën paradite përpara zyrave të Kuvendit duke i kërkuar mbështetje qytetarëve të solidarizohen me ta.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen me ne, nuk ka rëndësi se kë parti politike simpatizojnë”, shtojnë ish të përndjekurit.

Greva e urisë ka hyrë në ditën e pesëmbëdhjetë të saj. Ndërsa qeveria nuk do të negociojë me organizatorët e saj, grevistët nuk pranojnë ta mbyllin këtë grevë urie duke e konsideruar si e vetmja alternativë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat