Berisha udhëton për Strasburg

Shqipëria

Berisha udhëton për Strasburg

Më: 7 tetor 2012 Në ora: 16:03

Kryeministri Berisha do të niset sot për në Strasburg, ku do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Demokracinë, që zhvillohet nga Këshilli i Evropës. Ky Forum, i cili zhvillohet në periudhën 5-11 tetor, do të trajtojë një seri temash mbi demokracinë dhe të ardhmen e saj si “Modelet e vjetra dhe realitetet e reja”, “Të rinjtë dhe demokracia”’, “Demokracia gjithëpërfshirëse”, “Vlerat Universale, Sfidat Globale dhe Realitetet Rajonale”. Në këtë Forum do të marrë pjesë edhe Kryetarja e Kuvendit znj Jozefina Topalli.

Në këtë Forum marrin pjesë personalitete të shquara të politikës, ekonomisë, shoqërisë civile, drejtësisë etj nga Evropa dhe mbarë bota si Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE-së Jean-Claude Mignon, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës Thorbjørn Jagland, President i Parlamentit Evropian Martin Schultz, Ministri i Financave të Gjermanisë Wolfgang Achauble, etj.

Kryeministri Berisha, në emër të Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës do t’i drejtohet Forumit me një fjalë, në sesionin e ditës së hënë me temë “A kanë nevojë tregjet për demokracinë dhe anasjelltas?”,thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Kryeministri, në fjalën e tij, do të fokusohet në ndryshimet madhore të vendit, konsolidimin e demokracisë dhe tregun e lirë dhe zhvillimin ekonomik, të cilat kanë në bazë të tyre lirinë.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat