Qeveria shqiptare dënon sulmin në Turqi: Akt i rrezikshëm për paqen

Shqipëria

Qeveria shqiptare dënon sulmin në Turqi: Akt i rrezikshëm për paqen

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 14:48

Qeveria shqiptare dënon goditjen me artileri të forcave ushtarake siriane, të territorit të Turqisë, që u shoqërua me viktima në popullsinë civile, si një akt të rëndë, dhunim të normave dhe ligjeve ndërkombëtare, cënim të integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Turqisë.

Zyra e shtypit e Kryeministrisë bën të ditur se qeveria shqiptare mbështet autoritetet turke dhe e cilëson të ligjshëm reagimin e Turqisë.

“Duke mbështetur plotësisht Qeverinë Turke dhe Kryeministrin Turk, reagimin e ligjshëm të tyre ndaj këtij akti tejet të rrezikshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon, Qeveria Shqiptare i bën thirrje Komunitetit Ndërkombëtar të bëjë çdo gjë që Bashar al-Assad, kasapin e popullit sirian dhe regjimit të tij, t’i rezervojë fundin që meriton.”- thuhet në njoftim.

“Bombardimi i territorit turk nga diktatori sirian, është një thirrje tjetër për t’i dhënë atij përgjigjen më të merituar.”- përfundon njoftimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat