Shqipėria

Tregtia e armėve, Imami: Braēe do ballafaqohet me ligjin

Bota Sot | 04.10.2012 12:26
Tregtia e armëve, Imami: Braçe do ballafaqohet me ligjin

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, iu pėrgjigj nė Kuvend akuzave tė deputetit socialist, Erion Braēe, nė lidhje me tregtinė e armėve. Duke e cilėsuar si tė jashtėligjshme publikimin e dokumenteve sekrete tė Ministrisė nga deputeti Braēe, ministri Imami theksoi se kjo ēėshtje do tė zgjidhet nė rrugė ligjore.

“Dokumentet janė mbledhur nė mėnyrė tė jashtėligjshme. Braēes i ėshtė thėnė me shkrim se nė ato dokumente ka konfidencialitet tregtar. Kjo ēėshtje do tė gjejė rrugėn e saj.”- u shpreh Imami.

Sipas ministrit tė Mbrojtjes, akuzat e opozitės, janė njė flluckė qė synon tė sabotojė tregtinė e armėve.
“Akuzat e tua pėr njė farė Tesic nuk cekin njeri. Tė tjerė janė akuzuar pėr trafikantė kėtu zoti Braēe. Tė gjitha shitjet janė tė deklaruara dhe tė gjitha kompanitė dhe pėrdoruesit fundore janė tė certifikuar nga brenda dhe nga jashtė dhe nuk kemi pasur asnjė vėrejtje nga OKB dhe BE qė e ndjekin kėtė proces.”- deklaroi ministri.

“Shpifjet personale janė shpifje personale, edhe pėr kėtė ēėshtje do tė ballafaqoheni mė ligjin zoti Braēe. Ju niseni nga e keqja, ju mungon respekti pėr njeriun, jeni tė gatshėm tė vrisni personalitete se ka qėnė nė traditėn tuaj te vrisni personalitete.”- pėrfundoi Imami.

Komentet

Komente (0) | Kthehu