‘Ish-të burgosurit politikë’, protestohet para parlamentit. Oketa: E pajustifikuar heshtja e qeverisë

Shqipëria

‘Ish-të burgosurit politikë’, protestohet para parlamentit. Oketa: E pajustifikuar heshtja e qeverisë

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 12:21

Ndërsa ish-të burgosurit politikë vijojnë grevën disa ditore në ambientet para parlamentit është mbajtur një protestë në mbështetje të tyre. Përveç ish-të dënuarve politike, familjarëve dhe miqve të tyre në mbështetje të protestës ishte dhe sindikata e minatorëve.

Ata protestuan nën thirrjen ‘Ndihmoni ish-të burgosurit politike’, ‘Jepni shpërblimet’ para ambienteve të parlamentit ku deputetët ishin mbledhur për seancën parlamentare të radhës.

Ndërkohë deputeti i FRD, Gazmend Oketa vlerësoi si të pajustifikueshëm faktin që në këtë seancë të sotme parlamentare nuk pati asnjë zë deputeti në mbështetje të ish-të burgosurve politike.

“Kaluan në heshtje në parlament grevën e ish-të burgosurve politike njerëzve që ndjehen ende të persekutuar. E pashpjegueshme dhe e pajustifikueshme që një problematike e tillë të kalojë krejt në heshtje dhe debati politik dhe qeveria të jetë e vëmendshme për çështje të parëndësishme, prerje shiritash dhe të mos thotë asnjë fjalë të vetme për kontributin e këtyre njerëzve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat