Zyrtarizimi i çështjes “Çame”

Shqipëria

Zyrtarizimi i çështjes “Çame”

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 18:17

Vizita e Ministrit të Jashtëm në shtetin helen dhe zyrtarizimi i çështjes “Çame” në takimet me drejtues të lartë të Athinës është përshëndetur nga Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe shoqata “Çamëria”. Përmes një deklarate për shtyp, kjo parti vlerësoi angazhimin e treguar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe personalisht nga ministri Edmond Panariti për të kanalizuar në rrugë zyrtare dhe në axhendën diplomatike të Shqipërisë, çështjen çame.
“Kanalizimi i saj në analet diplomatike është sot, domosdoshmëria më e madhe e kësaj kauze të gjithë shqiptarëve. Për këtë arsye, parashtrimi i kërkesës së shqiptarëve të Çamërisë, në emër të shtetit shqiptar, nga z. Panariti përbën një hap konstruktiv përpara për futjen qartësisht në një axhendë përqasjeje europianiste për avancimin e zgjidhjes së çështjes çame. Ballafaqimi dhe hapja e çështjeve të mbetura pezull është rruga më e mire për zgjidhjen me dialog drejt përmirësimit të marrëdhënieve midis dy vendeve”, thuhet në deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat