Shqipėria

Kėshilli i Ministrave miraton njė seri vendimesh tė rėndėsishme

Bota Sot | 03.10.2012 17:04
Këshilli i Ministrave miraton një seri vendimesh të rëndësishme

Kryeministri Berisha veēoi sot nga rendi i ditės sė mbledhjes sė qeverisė disa vendime tė rėndėsishme lidhur me 100 vjetorin e pavarėsisė. Vendimet e mėposhtme janė:

- Vendimi “Pėr lejimin e ekspozimit nė romė, Itali , tė disa objekteve tė rralla me vlera unike, nė kuadėr tė realizimit tė ekspozitės “Thesare tė Kulturės shqiptare”, nga data 20 nėntor 2012 deri mė 6 janar 2013.

- Vendimi pėr lejimin e ekspozimit nė Muzeun e Artit Mesjetar “ Andrej Rublov”, Moskė, tė 18 ikonave , pjesė e fondit tė Muzeut tė artit mesjetar Korēė nė datat 10 tetor- 12 dhjetor 2012, nė kuadėr tė zhvillimit tė javės se kulturės shqiptare nė Moskė, pjesė emarrėveshjes sė bashkėpunimit Shqipėri- Rusi, nė fushėn e kulturės.

- Vendimi pėr njė shtesė fondi miratuar pėr Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve pėr organimin e ceremonive zyrtare pėr ekspozimin e mesharit tė Gjon Buzukut, nė mjediset e Bibliotekės Kombėtare dhe pėr ekspozimin e armėve tė skėnderbeut, nė mjediset e Muzeut Historik Kombėtar

Nė fjalėn e tij mbi kėto vendime, kryeministri u shpreh se ato pėrbėjnė njė zhvillim shumė tė rėndėsishėm nė premtimet e 100 vjetorit tė pavarėsisė sė vendit,thuhet nė komunikat.

Kryeministri u ndal ndėr tė tjera edhe nė vendimin mbi ratifikimin e Konventės sė OKB-sė “Pėr tė drejtat e personave me aftėsi tė kufizuara” Kryeministri tha se qeveria shqiptare ratifikon kėtė konventė, e cila pėrben standardin ligjor ndėrkombėtar mė tė mirė, mė bashkėkohor pėr tė drejta e personave me aftėsi tė kufizuar. Kryeministri garantoi se me angazhimin dhe me seriozitetin mė tė madh qeveria do tė bėjė gjithēka qė ti pėrmbahet kėsaj konvente.

Gjithashtu kryeministri bėri tė ditur heqjen nė mėnyrė pėrfundimtare pėr biznesin shqiptar dhe te huaj tė TVSH-sė pėr makineritė e importuara. “E konsideroj kėtė njė nga vendimet mė tė rėndėsishme qė kemi ndėrmarrė nė pėrpjekjet e kėsaj qeverie pėr tė nxitur dhe ndihmuar biznesin pėr tė krijuar njė mjedis sa mė miqėsor.” u shpreh kryeministri Berisha pėr kėtė vendim.

Pėr kėto dhe vendime tė tjera, kryeministri u shpreh nė fjalėn e tij:

“Kėtu ka dhe disa vendime tė tjera tė rėndėsishme siē janė vendimet pėr HEC-et. Vazhdon etja pėr hidrocentrale, e cila nuk ka tė shuar. Lumi Mat ėshtė njė nga burimet ujore mė interesante tė vendit. Po tė shkoni nė drejtim tė Mirditės dhe nė drejtim tė Burrelit, ju gjeni terrene fantastike pėr HEC-e dhe sot jepet ndėrtimi i HEc Stavec 1. Kjo kompani ka fituar 96 pikė dhe unė dua ti falėnderoj tė gjithė ata qė tregojnė interes tė veēantė pėr tė investuar nė burimet ujore tė Shqipėrisė.

Ka dhe disa vendime tė tjera tė rėndėsishme qė lidhen me 100 vjetorine pavarėsisė. Nė Itali mė 20 nėntor nė sallėn mė prestigjioze tė kryeqytetit italian hapet njė ekspozitė e thesareve kulturore tė Shqipėrisė nė 100 vjetorin e pavarėsisė sė vendit. Ėshtė promovimi mė i shkėlqyer qė ky vend mik i bėn pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe i jemi shumė mirėnjohės. Nė Moskė, po nė kėtė kuadėr hapet ekspozimi i 18 ikonave, tė Muzeut tė Artit mesjetar tė qytetit tė Korēės. Njė vendim tjetėr shumė i rėndėsishėm pėr herė tė parė nė kuadrin e 100 vjetorit wshtw se do tė vijnė nė tokėn mėmė, jo vetėm armėt e Skėnderbeut, por edhe Meshari i Gjon Buzukut, qė do tė ekspozohet nė Bibliotekėn Kombėtare dhe ky pėrbėn njė zhvillim shumė tė rėndėsishėm nė premtimet e 100 vjetorit tė pavarėsisė sė vendit.

Ka dhe njė seri vendimesh tė tjera, njėra prej tyre, nuk mund tė mos e theksoj “Ratifikimi i Konventės sė Kombeve tė Bashkuara , pėr tė drejtat e personave me aftėsi tė kufizuar. Qeveria shqiptare ratifikon kėtė konventė, e cila pėrben standardin ligjor ndėrkombėtar mė tė mirė, mė bashkėkohor pėr tė drejta e personave me aftėsi tė kufizuar. Dhe unė ti garantoj kėta persona se ne, jo vetėm e miratojmė, por me angazhimin dhe me seriozitetin mė tė madh do tė bėjmė gjithēka qė ti pėrmbahemi kėsaj konvente. Dua ta theksoj njė moment, njė qeveri e cila shpall si platformė tė saj parimet mė liberale, ka patur gjithnjė, ka ruajtur gjithnjė, njė linjė apo njė shtyllė kryesore tė programit, zemrėn e dhimbsur dhe fytyrėn njerėzore.

Ne vitin 2005, shpenzimet sociale pėrfshirė arsimi, shėndetėsia, rimbursimet, etj kanė qenė 6 % e prodhimit tė brendshėm, sot kėto janė 9 % e prodhimit tė brendshėm. Kjo ėshtė rritja mė e madhe qė mund tė jetė. Kjo pėrballohet nga njė disiplinė e hekurt nė shpenzime tė tjera operative dhe njė seri masash tė tjera qė kemi marrė ne. Sot, ju e shihni qė kjo faturė po shkon duke u reduktuar ēdo vit e mė shumė nė shumicėn e vendeve tė botės.

Njw lajm tjetwr i mirw wshtw se hiqet nė mėnyrė pėrfundimtare pėr biznesin shqiptar dhe te huaj TVSH-ja pėr makineritė e importuara. Nė takimin qė bėmė me biznesin ja u premtuam dhe ne e mbajmė fjalėn tonė. Ēdo investitor, i cili do tė importojė makineri pėr ti prodhuar ne vend, do ti ketė ato pa TVSH. Deri tani ato mund tė hynin pa TVSH, por detyrohej kur i fuste nė prodhim tė rikthente TVSH. Ky kapitull mbyllet njėherė e pėrgjithmonė. Dhe biznesmenėt e dine se ne premtojmė dhe nuk mashtrojmė. E kemi premtuar 6 muaj mė parė dhe ja ku ėshtė ligji. Kjo ėshtė njė ngjarje shumė e madhe pėr investimet nė vend. Tani ēdo investitor e di qė do tė paguajė ēmimin e blerjes dhe te transportit tė makinerive tė tij dhe do ti ēojė nė sheshin e ndėrtimit, pa patur asnjė detyrim ndaj administratės shtetėrore. E konsideroj kėtė njė nga vendimet mė tė rėndėsishme qė kemi ndėrmarrė nė pėrpjekjet e kėsaj qeverie pėr tė nxitur dhe ndihmuar biznesin pėr tė krijuar njė mjedis sa mė miqėsor. Kam informacione se janė kompani tė shumta, tė cilat duan tė shpėrngulen nė Shqipėri se kjo krizė nė vende tė tjera ka vėshtirėsuar performancėn ekonomike. Jam i informuar nga burime tė sigurta se ato po e prisnin kėtė masė nga qeveria shqiptare, duke e ditur shpirtin e saj bujar dhe ky ėshtė lajmi mė i mirė qė mund ti dėrgojmė ne biznesit shqiptar me mundėsinė pėr tė krijuar me dhjetėra mijėra vende pune nė kohėn mė tė shkurtėr.

Ka njė marrėveshje tė bashkėpunimi tė Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Azerbajxhanit nė rrafshin ekonomik, industrial dhe teknologjik. Ne mbetemi shumė tė interesuar pėr marrėdhėniet mė miqėsore me kėtė vend mik dhe do ti shtrijmė kėto marrėdhėnie nė tė gjitha fushat, nė interesin mė tė mirė tė dy vendeve tona.BS

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus