Shqipėria

Rama: Do heqim akcizėn e naftės dhe do ulim TVSH pėr inputet bujqėsore

Bota Sot | 11.09.2012 22:59
Rama: Do heqim akcizën e naftës dhe do ulim TVSH për inputet bujqësore

Kryetari i Partisė Socialiste Edi Rama ka qenė nė njė fermė blegtorale nė Kashar nė mėngjesin e sė martės. Kjo fermė ėshtė njė prej mė tė mėdhave nė vend. Edi Rama nė bisedė me fermerin tha se Partia Socialiste nė qeverisje do japė njė mbėshtetje qė nuk e ka pasur kurrė nė 20 vjet kushdo qė merret me prodhimin bujqėsor nė fshat.

Fermeri tregon vėshtirėsitė qė has nė mbarėvajtjen e fermės sė tij dhe premtimet qė ai i dėgjon nga pushtetarėt nė ekrane e mediave apo nė faqet e gazetave, por realiteti ėshtė i ndryshėm: “Paguajmė tė plotė pėr ushqimin e kafshėve, edhe doganėn edhe TVSH-nė. Dėgjojmė ndonjėherė nė televizor ndonjė premtim, por kur shkojmė tek dogana pa derdhur lekėt nuk tė kalon asgjė.”

Ky fermer qė merret kryesisht me blegtori thotė se edhe subvencionet janė tė papėrfillshme: “Subvencionet mora vesh qė janė vetėm 60 milionė lekė tė vjetra. Po 60 milion lekė tė vjetra pėr tė gjithė Shqipėrinė ėshtė si tė shkosh nė njė kotec pulash dhe tė hedhėsh njė grusht me misėr e tė zihen se kush ta kapė. Ėshtė e papėrfillshme.”

Kryetari i PS, Edi Rama, duke bashkėbiseduar me kėtė fermer tregoi dhe angazhimet e para tė programit socialist pėr kėdo qė ka zgjedhur tė punojė nė bujqėsi apo blegtori. Janė angazhime pėr tė cilat PS ėshtė e gatshme t’i realizojė sapo tė marrė pas 10 muajsh drejtimin e qeverisė sė vendit.

Kryetari socialist zbuloi disa angazhime tė programit tė PS, qė kanė lidhje me heqjen e akcizės sė naftės dhe heqjen apo uljen e TVSH-sė pėr inputet bujqėsore, pėr plehrat, pėr farėra, pėr fidanė, pėr ushqime bazė tė importuara pėr blegtorinė: “Nė qoftė se nuk ulet ēmimi i naftės pėr bujqėsinė, ne do ta heqim akcizėn. Por, nė qoftė se nuk hiqet edhe TVSH-ja pėr inputet, pėr farat, pėr plehrat dhe njėkohėsisht nuk mbėshtetet fuqishėm nisma private, nė gjithė sektorin e fshatit, duke mbėshtetur njerėz me talent dhe me kurajė si ju, nuk ka asnjė shans qė fshati tė dalė nga kjo prapambetje dhe nga kjo gjendje skandaloze varfėrie ku e zhyt pėrditė braktisja e shtetit.”

Kryetari i PS ėshtė ndalur gjatė bisedės nė raportin e zhdrejtė import- eksport, ku importet janė 9 herė mė tė larta: “Nuk kuptohet akoma pas 20 vjetėsh se nė qoftė se fshati jeton keq, qyteti s’ka si tė jetojė mirė. Nė qoftė se fshati nuk prodhon ekonomia nuk ka sesi tė marrė frymė lirisht. Ne sot pėr turp eksportojmė njė, importojmė 9. Flasim vetėm pėr ushqim dhe ndėrkohė kemi njė vend qė i ka tė gjitha mundėsitė qė tė prodhojė, tė eksportojė dhe tė ushqejė veten si nė fshat dhe si nė qytet qė tė mos ketė nė Shqipėri familje qė nuk i afrohet dot qumėshtit, apo familje qė nuk arrin dot fundin e muajit me qetėsi pėr tė garantuar ushqimin. Ėshtė e patolerueshme.”

Pėr Edi Ramėn iniciativa tė tilla do tė promovohen dhe tė mbėshteten nga qeverisja e socialistėve: “Ne synojmė qė kėto modele qė janė krijuar me sakrifica dhe me shumė vendosmėri nga njerėz si ju, mund tė shtrihen vetėm nė qoftė se mbėshteten dhe promovohen. E ēdokush qė investon nė zhvillimin rural pėr rritjen e prodhimit nė fshat do tė ketė mbėshtetje qė nuk e ka pasur kurrė nė kėto 20 vjet.”

Ndėrsa Sekretari pėr Programin, Ilir Beqja, premtoi se PS do tė angazhohet qė nė mandatin e parė, qė gjithė pjesėn qė lidhet me vaksinimin e tė imtave dhe tė trashave nė gjithė Shqipėrinė ta marrė pėrsipėr shteti.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus