Tentativë parakalimi, akisdentohet vetura, humbë jetën shoferi

Shqipëria

Tentativë parakalimi, akisdentohet vetura, humbë jetën shoferi

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 07:47
Ilustrim

Një parakalim i gabuar është klasifikuar si shkak i aksidentit fatal në Krujë-Tapizë ku humbi jetën drejtuesi i një automjeti dhe u plagosën dy pasagjerët e mjetit tjetër.

Burimet kanë konfirmuar se njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje kritike për jeten, dhe se të dy të lënduarit janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në kryeqytet për mjekim të specializuar.

Sipas policisë, ka qenë tentativa e njërit nga mjetet e përfshirë në ngjarje, tip “Volkswagen Polo”, për të parakaluar, që ia ka prerë rrugën një mjeti “Mercedes Benz”, e cila ka shkaktuar aksidentin.

Ndërkohë, të dyja mjetet kanë qenë duke udhëtuar me shpejtësi të madhe dhe drejtuesi i “Polos” ka ndërruar jetë menjëherë në çastin e përplasjes.

“Më datë 23.07.2021, rreth orës 22:00, në Tapizë, Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i njërit mjet shtetasi Q. Sh., rreth 60 vjeç. Gjithashtu është lënduar drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. K., 29 vjeç dhe shtetësja Sh. Sh., 39 vjeçe pasagjere në mjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njoftoi policia më herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat