Pedagogu i njohur: Basha duhet të dorëhiqet!

Shqipëria

Pedagogu i njohur: Basha duhet të dorëhiqet!

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 17:41
Lulzim Basha

Ardian Isufi, ish koordinator kombëtar i PD njoftoi tërheqjen nga Partia Demokratike .

Isufi ka deklaruar se vendimi i tij ka ardhur pas një faze të gjatë të procesit që vijnë mbledhje pas mbledhje dhe mënyrës se si po formatohet kjo parti.

Ndër të tjera ai tha se nuk sheh ndonjë risi në Partinë Demokratike, por siç ai e i ka cilësuar qarkullim emrash të konsumuar të cilët nuk kanë më çfarë ti ofrojnë PD. Sipas tij Basha duhet të bënte një dorëheqje pas humbjes së zgjedhjeve dhe jo vetëm, por bashkë me ekipin e tij.

“Deklarata ime është më e thellë se vetë kuvendi i PD, është një pjesë e fazave të procesit që vijnë mbledhje pas mbledhje dhe mënyrës sesi po formatoheshin gjërat. Nuk po shoh ndonjë risi të madhe përveç zëvendës dhe qarkullim emrash që në fakt e dëmton imazhin e PD në publik. Çështja ime pa dyshim që ka një rrudhje të elitave, një konsum të madh brenda politikanëve që nuk i ofrojnë më gjë. Ne duhet ta shohim PD me sytë e publikut. Që në momentin e parë anëtarësia, institucioni i dorëheqjes duhet të ishte me statut. Basha duhet të bënte një dorëheqje në atë kohë dhe padyshim gjithë ekipi i tij që nga sekretari që hyn te humbësit e mëdhenj. Nuk duhet të flisnin në kuvend për humbjet e tyre. Brenda PD mund të jemi të gjithë më të mirët por çështja është çfarë i ofrojmë ne publikut. Me rikandidimin e kryetarit të partisë sot mendoj se shqiptarëve dhe anëtarëve të PD i ka humbur shpresa si po sillen me partinë demokratike. Gjithsesi mendoj se Basha ka një sfidë me veten jo me anëtarët dhe duhet ti vendosi disa parametra kësaj sfide. Kjo e dallon një lider i cili krijon disa sfida jo vetëm për të por për të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe madje gjithë shoqërinë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat