Reagon Nurellari: SPAK mos të bëjë veprime selektive

Shqipëria

Reagon Nurellari: SPAK mos të bëjë veprime selektive

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 00:41
Adri Nurellari

Analisti Adri Nurellari, ka folur në lidhje me aksionet e fundit në e SPAK në Ministrinë e Brendshme dhe në Bashkinë e Lushnjes.

Ai shprehet se SPAK nuk duhet të merret vetëm me peshqit e vegjël, por të merret me politikanët që kanë kapur politikën e Shqipërisë.

Më tej ai shpreson që SPAK të mos bëjë veprime selektive dhe të mos mjaftohet me ato që janë të pafuqishëm.  

"SPAK mos të përkushtohet vetëm tek peshqit e vegjël, por të merret konkretisht me politikanë me njerëz që e kanë kapur politikën e Shqipërisë. Është për të ardhur keq që në rastin e aferës korruptive të Ministrisë së Brendshme, u habita se në akuzë ishte një biznesmen, sepse në fund të fundit, ai që jep para është po aq i përfshirë në korrupsion sa ai që merr.

Se të gjithë e dimë që nuk merren vendimet sidomos kur bëhen fjalë për dhjetëra milionë euro, sidomos kur baht fjalë për dhjetëra milionë euro pa një ludhër nga lart.  Shpresoj që SPAK mos të bëjë veprime selektive dhe mos të mjaftohen me atë që janë më të pafuqishmit.

Nëse ka një gjë që e karakterizon këtë qeveri është pikërisht te aksionet e flustruara, për punët që duhet të bëhen çdo ditë.

Ka shumë çështje të rënda, janë të koklavitura të krimit të organizuar, burime të dyshimte parash , kompani që mashtrojnë, mendojë se këtë herë SPAK do i neglizhojë ato. Shpresoj që SPAK të jetë duke punuar për çështjet e korrupsionit."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat