Makinat u përplasen ‘kokë më kokë’ në autostradë/ Ndërron jetë gruaja. Në spital djali, bashkëshorti dhe vjehrra

Shqipëria

Makinat u përplasen ‘kokë më kokë’ në autostradë/ Ndërron jetë gruaja. Në spital djali, bashkëshorti dhe vjehrra

Më: 7 maj 2021 Në ora: 19:46

Ka ndërruar jetë në spitalin e traumës Marjeta Gjergji e cila mbeti e plagosur në aksidentin në kryqëzimin e Kakarriqit që ndodhi gjatë paradites së sotme.

Ndërkohë që në spital të plagosur janë edhe bashkëshorti, djali i mitur dhe vjehrra e viktimës.

Aksidenti ndodhi në aksin Lezhë Shkodër në afërsi të kryqëzimit të Kakarriqit rreth orës 112:00 të paradites së sotme, ku automjeti i drejtuar nga bashkëshorti i Marjeta Gjergjit me një automjet tjetër, ku paraprakisht shkak dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar.

Personat që ndodheshin në automjetin tjetër nuk kanë marrë lëndime serioze.

Top Channel publikoi më herët pamjet nga aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat