Tre makina u përfshinë në aksident në Lezhë/ Reagon Sindikata e Infermierëve: Bluzat e bardha gjithmonë në shërbimin tuaj

Shqipëria

Tre makina u përfshinë në aksident në Lezhë/ Reagon Sindikata e Infermierëve: Bluzat e bardha gjithmonë në shërbimin tuaj

Më: 7 maj 2021 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Kryetari Sindikatës së Infermierëve Lezhë Ledion Prendi ka falënderuar të gjithë kolegët e Spitalit Rajonal në Lezhë dhe stafin për përgjigjen ndaj një sërë aksidentesh të ndodhura ditën e sotme.

“Sot nuk mund të rri dot pa falënderuar të gjithë Kolegët e mi të Urgjencës dhe pavioneve të SRL Lezhë, infermierë dhe mjekë, shoferë Autoambulance, sanitare e roje, të gjithë pa përjashtim për përgjigjen në kohë rekord dhe ndihmën që ju dha gjithësecilit. Bluzat e bardha janë gjithmonë ditë e natë në shërbimin tuaj, ushtri që është gjithmonë e gatshme dhe e disponueshme gati për të shkuar kudo ku ka nevojë për ta.

Sindikata e Infermiereve Dega Lezhë, ju bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve, këmbësorëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Ju lutemi kujdesuni për jetën tuaj dhe të afërmve tuaj, dhe kështu na ndihmoni dhe ne bluzat e bardha në punën tonë”, thuhet në deklaratë.

Një aksident i rëndë ndodhi sot në superstradën Lezhë-Shkodër, ku mbeti e vdekur infermierja Marjeta Gjergji dhe u plagosën familjarët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat