Organizoi festë në kohë Covid-i/ E pëson keq pronari i lokalit në Fier

Shqipëria

Organizoi festë në kohë Covid-i/ E pëson keq pronari i lokalit në Fier

Më: 23 janar 2021 Në ora: 10:55
Ilustrim

Vijojnë kontrollet nga Policia e Fierit për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000.000 lekë.

Shtetasi E. Sh, pronar i një subjekti Lounge Bar në Fier pasi është konstatuar duke organizuar event festiv në kundërshtim me Aktin Normativ.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo administrator lokali që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat