“Pazari me kasetën e vrasjeve të 21 janarit”, vazhdon përplasja mes Artan Hoxhës dhe Bolinos

Shqipëria

“Pazari me kasetën e vrasjeve të 21 janarit”, vazhdon përplasja mes Artan Hoxhës dhe Bolinos

Më: 23 janar 2021 Në ora: 09:16
Hoxha dhe Bolino

Ende mbetet mister kaseta e filmimeve që zbardhi vrasjet e 21 janarit dhe që rrëzoi njëherë e mirë përpjekjert për alibi të Sali Berishës se viktimat ishin qëlluar mbrapa krahëve nga protestuesit. Në një moment të caktuar në mbrëmje vonë televizioni News 24 botoi pamje filmike ku dukej gardisti Llupo që qëllonte me breshëri mbi turmë nga dritarja e bodrumit të kryeministrisë. Transmetimi i këtyre imazheve ktheu beftas rrjedhën e historisë, nxori me urgjencë liderin e opozitës në konferencë për shtyp për të çmontuar mashtrimet e qeverisë dhe i dhja një dritë tjetër shikimit të ngjarjes.

Por ende sot, protagonistët televizive të këtij scoop-i përplase me njëra tjetërn për meritat e kësaj ngjarjeje. Edhe dje në 10 vjetorin e tragjedisë Carlo Bolino, ish drejtues i News 24 që atë ditë ndodhej në Bari dhe gazetari Artan Hoxha kanë treguar versione kundërthëse të asaj që ka ndodhur.  Bolino ka treguar se ai ka urdhëruar redaksinë e tij të kontrollonte të gjitha filmimet në mënyrë që të shikohej mundësia e qëllimit nga trupat e gardës. Por pa e përmendur me emër ai ka aluduar se gazetari Artan Hoxha e kishte marrë kasetën pa njoftuar njeri në redaksi dhe ajo nuk gjendej më.

Pra Bolino jo vetëm ka marrë meritat e drejtimit të redaksisë në zbulimin e ngjarjes, por ka hedhur dyshime të errëta ndaj gazetarit Artan Hoxha që njihet deri më sot si protagonisti i këtij Scoop-i që u përshëndet atëherë edhe nga lideri i opozitës Rama.

Kaq është dashur që Hoxha ti kthehet me një gjuhë të ashpër ish shefit të tij, duke thënë se ai nuk ia dorëzoi kasetën nga frika se ky bënte ndonjë pazar me Berishën, që në ato momente mund të jepte një thesar për zhdukjen e asaj prove përvëluese. “Karlo nuk ka qene fare në Shqiperi në 21 janar 2011. Ku ka qene, ta thote vetë. Videon e 21 janarit nuk ka patur mundesine ta shoh as në teleskop, dhe per kuriozitet une nuk ia kam dorezuar kurre as Prokurorise… Ky Karlo dhe drejtuesit e tij në Tirane me 21 janar, jo vetem qe nuk me kane kontaktuar në asnje moment ate dite, por as e kishin haberin ku isha une, cfare po beja, dhe cfare kasetash apo pamjesh kisha në xhep. Sepse po ta dinin do kishin bere pazar me Sali Berishen….”, ka thënë Hoxha në reagimin e tij.

Debati ka vazhduar edhe ditën e sotme ku gazetari Artan Hoxha ka replikuar përsëri me Bolinon, ku e nis statusin e tij në Facebook: Sot është turp të kesh turp.

Hoxha akuzon Bolinon se ka fshirë emrin e tij nga dëshmia e librit të ish-presidentit Bamir Topi për 21 janarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat