Mjeku Sallabanda: BE duhet të ndihmojë me vaksina Shqipërinë, njësoj si Spanja me Andorrën

Shqipëria

Mjeku Sallabanda: BE duhet të ndihmojë me vaksina Shqipërinë, njësoj si Spanja me Andorrën

Më: 20 janar 2021 Në ora: 09:11
Kita Sallabanda

Neurokirurgu shqiptar në Madrid, Kita Sallabanda, thotë se Shqipëria dhe rajoni në terësi kanë probleme me sigurimin e vaksinës anti-Covid por edhe BE nga ana tjetër sipas tij ka treguar një lloj egoizmi.

Për “Tempora”  në Rtv Ora, ai thotë se BE duhet të ndihmojë me vaksina Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut njësoj siç Spanja i shiti 30 mijë vaksina Andorrës që e ka në kufi.

Sallabanda: Shqipëria ka probleme për të pasur vaksinën, ashtu si Maqedonia dhe Kosova. Sot Spanja i ka shitur Andorrës 30 mijë vaksina. Europa ka një farë egoizmi, o duhet të vaksinohen të gjithë ose kjo nuk funksionon. Nëse BE nuk jep vaksina për rajonin bën gabim. Të bëjnë të njëjtën gjë si Spanja me Andorrën. Federata e mjekëve shqiptarë në Europë është duke menduar ti bëjë një kërkesë Komitetit Europian që të ndihmojë me vaksina popullin shqiptar, jo qeverinë shqiptare. Që ka probleme Shqipëria nuk e diskutoj por edhe BE duhet të shprehet i vendosur për të shpërndarë vaksina në ato vende që kanë vështirësi ti sigurojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat